Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë
- – Këshilli i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë sot në Shkup organizon ngjarje me rastin e Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, i mbështetur nga projekti “Drejt mjedisit të sigurt dhe të shëndoshë të punës në Maqedoninë e Veriut”.
Shkup, 28 prill 2026 (MIA) – Këshilli i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë sot në Shkup organizon ngjarje me rastin e Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, i mbështetur nga projekti “Drejt mjedisit të sigurt dhe të shëndoshë të punës në Maqedoninë e Veriut”.
Projekti ka për qëllim të zvogëlojë lëndimet dhe sëmundjet në vendin e punës duke forcuar kornizën ligjore dhe rregullatore, duke modernizuar inspektimin e punës, duke krijuar një sistem kombëtar informacioni për sigurinë dhe shëndetin në punë dhe duke përmirësuar kapacitetet kombëtare në këtë fushë. Ai zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ONP), me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, dhe do të zgjasë deri në tetor 2028.
Ngritja e vetëdijes publike për rëndësinë e kushteve të sigurta dhe të shëndosha për punë si parakusht për jetë dinjitoze, produktivitet më i madh dhe zhvillim i qëndrueshëm ekonomik, janë një nga porositë kyçe të projektit, i cili ka për qëllim të kontribuojë drejt kornizës kombëtare bashkëkohore dhe parandaluese për siguri dhe shëndet gjatë punës, të harmonizuar me standardet e ONP dhe BE-së.
Në kuadër të ngjarjes janë paraparë fjalime nga përfaqësues të institucioneve, Bashkimit Evropian, ONP, punëdhënësve, sindikatave dhe Këshillit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, si dhe fjalime profesionale dhe punëtori kushtuar aspekteve psikosociale të punës, stresit dhe shëndetit mendor të punëtorëve, si dhe nevojës për krijimin e mjediseve të shëndosha psikosociale të punës. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s