Dimitrovski: Bullgarët do të bëhen pjesë e Kushtetutës në atë moment kur nga pala tjetër do të shohim dorën e shtrirë në disa baza
- Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Zoran Dimitrovski sot nga foltorja e Kuvendit u përgjigj se bullgarët do të hyjnë në Kushtetutë kur do të marrin garanci se çështjet e identitetit dhe çështjet dypalëshe nuk do të përdoren për frenim dhe veto të rrugës tonë eurointegruese dhe do të sigurohet reciprocitet në lidhje me të drejtat e maqedonasve në Bullgari. Dimitrovski këtë e tha në përgjigje të pyetjes së Jovanka Trençevskës nga LSDM-ja, e cila pyeti çka është duke bërë Qeveria për rrugën evropiane të shtetit dhe nëse bullgarët do të vendosen në Kushtetutë.
Shkup, 30 prill 2026 (MIA) - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Zoran Dimitrovski sot nga foltorja e Kuvendit u përgjigj se bullgarët do të hyjnë në Kushtetutë kur do të marrin garanci se çështjet e identitetit dhe çështjet dypalëshe nuk do të përdoren për frenim dhe veto të rrugës tonë eurointegruese dhe do të sigurohet reciprocitet në lidhje me të drejtat e maqedonasve në Bullgari. Dimitrovski këtë e tha në përgjigje të pyetjes së Jovanka Trençevskës nga LSDM-ja, e cila pyeti çka është duke bërë Qeveria për rrugën evropiane të shtetit dhe nëse bullgarët do të vendosen në Kushtetutë.
"Më lejoni t'i përgjigjem thjesht pyetjes suaj: po, bullgarët do të bëhen pjesë e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë në momentin kur të shohim një dorë të shtrirë nga pala tjetër për disa arsye. Së pari, për të drejtat e maqedonasve tanë në Bullgari. Ata nuk mund t'i regjistrojnë organizatat e tyre as në nivelin e organizatave joqeveritare, dhe ju e dini sa shumë vendime ka për këtë në Strasburg. Ju atëherë vendosët të hiqni dorë nga kërkesat për të drejtat e tyre dhe në të njëjtën kohë të pranoni që bullgarët, të cilët janë një komunitet sipas regjistrimit të popullsisë, të bëhen pjesë e Kushtetutës, nga 3,500 qytetarë, midis të cilëve ka më pak se 900 qytetarë që kanë si gjuhë amtare bullgarishten. Ju pranuat që edhe pse nuk ka reciprocitet elementar nga pala tjetër, jo vetëm që nuk ka reciprocitet elementar, por ka një refuzim për të trajtuar çdo të drejtë të një komuniteti etnik - maqedonasve dhe ekzistencës së tyre në Bullgari. Në të njëjtën kohë, ju pranuat që disa nga çështjet e identitetit të jenë pjesë e kornizës negociuese", tha Dimitrovski.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, potencoi se gjithë këtë periudhë e kaluar Qeveria e ka përdorur "në shumë adresa në Evropë, miqve tanë evropianë t'ua sqarojmë dhe tek ata kjo është bërë plotësisht e kuptueshme se duhet të marrin garanci të caktuara se rruga jonë drejt Bashkimit Evropian, se negociatat tona nuk do të jetë përfundimisht në Sofje për çështje identitare".
Që të zgjidhet kjo çështje, sipas tij, nevojitet dialog me qeverinë e re të Bullgarisë, por gjithashtu theksoi se nevojitet konsensus nacional me partitë opozitare. mb/
Foto: printskrin