• понеделник, 23 март 2026

Dimitrieska-Koçoska: Rritja e ekonomisë në vitin 2025, treguesi më i madh se politikat edhe në kushte të pasigurisë mund të realizojnë rezultate

Dimitrieska-Koçoska: Rritja e ekonomisë në vitin 2025, treguesi më i madh se politikat edhe në kushte të pasigurisë mund të realizojnë rezultate

Shkup, 3 mars 2026 (MIA) - Rritja e ekonomisë në vitin 2025 është treguesi më i madh se politikat edhe në kushte pasigurie mund të krijohen dhe të arrihen rezultate, deklaroi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, duke iu referuar të dhënave të fundit të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Koçoska në një konferencë për shtyp theksoi se BPV-ja në tremujorin e katërt të vitit 2025 shënoi rritje prej 3,5 për qind, që është konfirmim, siç tha ajo, i zhvillimeve pozitive ekonomike në vend dhe tregon vazhdimësi në arritjen e rezultateve pozitive, të cilat e kanë ruajtur këtë ritëm për gjashtë tremujorë me radhë dhe krijojnë kushte për arritjen e normave më të larta të rritjes.

Është e rëndësishme, shtoi ajo, që rritja mbështetet në rritjen e lartë prej 4,3 për qind në të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

"Krahasuar me vendet e rajonit dhe BE-së, Maqedonia është përsëri ndër vendet me rritjen më të lartë. Për tremujorin e katërt të vitit 2025, rritje më e lartë është shënuar vetëm në Maltë, Qipro dhe Poloni. Nëse krahasojmë me vendet e rajonit, rritja në Serbi ishte 2,2 për qind, në Kroaci 3,6, në Bullgari 3, në Slloveni 2 për qind. Në mënyrë kumulative, rritja reale në vitin 2025 arriti në 3,5 për qind, që është në përputhje me parashikimet e Ministrisë së Financave, ndërsa rritja nominale është disi më e lartë se sa pritej, që është konfirmim i maturisë dhe qasjes serioze në planifikimin dhe zbatimin e politikës fiskale. Deficiti buxhetor për vitin 2025 është brenda kornizës së pritur, 4 për qind e BPV-së dhe ka një rënie të borxhit publik dhe arrin në 59,3 për qind të BPV-së", theksoi ministrja.

Sipas saj, rritja e aktivitetit ekonomik në tremujorin e katërt ishte me bazë të gjerë, me pothuajse të gjithë sektorët që shënuan rritje.

"Dinamika e fortë në ndërtim vazhdoi me një rritje prej 14,6 për qind, e cila është për shkak të aktivitetit të rritur në inxhinierinë civile, që shënoi një rritje reale prej 12,5 për qind në tremujorin e katërt. Ky është një tjetër konfirmim se angazhimi i fortë i Qeverisë për realizimin e investimeve kapitale dhe optimizimin e shpenzimeve, dinamikës dhe kushteve të tyre për ndërtim, kontribuoi në dinamizimin e aktivitetit ekonomik. Një rritje e lartë prej 8,1 për qind u regjistrua në aktivitetet profesionale dhe shkencore, tregtia dhe transporti shënuan një rritje prej 4,4 për qind, industria përpunuese 3,6 për qind... Bujqësia shënoi një rënie të lehtë prej 0,4 për qind", theksoi Dimitrieska-Koçoska.

Në mënyrë të veçantë është inkurajuese, vlerësoi ministrja se rritja e lartë e eksporteve të mallrave dhe shërbimeve prej 9,7 për qind, gjë që tregon për rimëkëmbje të mëtejshme të aktivitetit të eksportit, i cili filloi në fillim të vitit, pas rënies në vitet e fundit. mb/

Foto: printskrin

 

 

 

 

Остани поврзан