• петок, 15 мај 2026

DHPM: Pasdite shi i rrëmbyeshëm, bubullima dhe stuhi lokale

DHPM: Pasdite shi i rrëmbyeshëm, bubullima dhe stuhi lokale

Shkup, 11 maj 2026 (MIA) - Sot dhe nesër në orët e pasdites moti do të jetë i paqëndrueshëm në disa vende me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me reshje shiu intensive të rrëmbyeshme, shkarkime të forta elektrike, erë e fortë mbi 60 kilometra në orë dhe kushte për paraqitje të breshërit, informoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Siç bëjnë të ditur nga atje, në Shkup sot dhe nesër paradite do të jetë me diell, ndërsa pasdite moti do të jetë i paqëndrueshëm në disa pjesë të luginës, me shi të rrëmbyeshëm, erë të fortë dhe bubullima, përkohësisht në formë stuhie. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан