• петок, 05 декември 2025

Dhoma Përfaqësuese e Kongresit amerikan do të votojë për publikimin e materialeve të Epshtajnit

Dhoma Përfaqësuese e Kongresit amerikan do të votojë për publikimin e materialeve të Epshtajnit

Uashington, 18 nëntor 2025 (MIA) - Dhoma Përfaqësuese e Kongresit amerikan sot do të votojë për një ligj, me të cilën do ta detyrojë Ministrinë e Drejtësisë të publikojë materiale të dhunuesit të abuzimit seksual Xhefri Epshtajn, njoftoi Si-Bi-Es njuz" (CBS News). 

Kryetari i Dhomës Përfaqësuese, Majk Xhonson, e përshpejtoi votimin pasi më shumë se gjysma e anëtarëve të Dhomës Përfaqësuese, duke përfshirë të gjithë demokratët dhe katër republikanë, nënshkruan peticionin, me të cilën bëhet thirrje për votim.

Sipas "Si-Bi-Es njuz", votimi në Dhomën Përfaqësuese nuk është i mjaftueshëm për të miratuar ligjin. Ligji kërkon nga prokurorët federalë të publikojnë të gjitha dokumentet dhe të dhënat e paklasifikuara, si dhe komunikimet dhe materialet hetimore që i ruan Ministria e Drejtësisë, FBI-ja dhe Zyra e prokurorit të përgjithshëm, në afat prej 30 ditësh nga miratimi i tij. 

Nga Ministria e Drejtësisë do të kërkohet të publikojë të gjitha informacionet hetimore që lidhen me Epshtajnin dhe bashkëpunëtoren e tij, Gilejn Maksuell, informacione rreth udhëtimeve të tyre dhe rreth kohës së Epshtajnit në burg dhe vdekjes së tij. 

Demokratët amerikanë në Dhomën Përfaqësuese javën e kaluar publikuan mbi 20.000 dokumente nga arkivat e Epshtajnit, i cili në vitin 2019 në paraburgim kreu vetëvrasje, pasi u arrestua për krime seksuale. Ndërsa ish e dashura e tij Maksuell po vuan dënim prej 20 vjet burg për trafikim seksual të fëmijëve. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан