• недела, 27 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Dhjetë persona kanë humbur jetën në një ortek në Indonezi

Dhjetë persona kanë humbur jetën në një ortek në Indonezi

Surabaja, 4 prill 2025 (MIJA) - Ekipet e shpëtimit kanë gjetur 10 trupa në ishullin indonezian Java pas rrëshqitjes së tokës që ka bllokuar disa automjete, njoftoi policia.

Balta, gurët, pemët e çrrënjosura dhe degët për shkak të shiut të madh, dje kanë bllokuar një furgon me shtatë persona dhe një kamionçinë me tre persona në pjesën lindore të ishullit Java.

Shirat e sezonës nga tetori deri në prill shpesh shkaktojnë vërshime dhe rrëshqitje të dheut në Indonezi, arqipelag prej 17.000 ishujve, ku miliona njerëz jetojnë në zona malore. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан