Deri të enjten mot jostabil me reshje të shiut dhe temperatura të mëngjesit nën zero
- Nën ndikimin e masës së lagësht dhe jostabile ajrore, deri të enjten do të përqendrohet mot i ndryshueshëm dhe jostabil me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa sot dhe nesër edhe dukuri e bubullimave, kumtoi DPHM.
Shkup, 21 prill 2026 (MIA) - Nën ndikimin e masës së lagësht dhe jostabile ajrore, deri të enjten do të përqendrohet mot i ndryshueshëm dhe jostabil me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa sot dhe nesër edhe dukuri e bubullimave, kumtoi DPHM.
Proceset vende-vende do të jenë më intensive në formë të motit të lig me reshje më të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar, posaçërisht në pjesët perëndimore dhe jugore ku gjatë kësaj periudhe do të bijnë mbi 30 l/m².
Temperatura e ditës do të jetë në rënie, ndërsa të enjten temperatura e mëngjesit vende-vende do të zbresë nën zero. Do të fryjë erë veriore, e cila të enjten do të jetë e përforcuar, kohë pas kohe e fuqishme. ab/
Foto: МIА