Deputetët do t'i shqyrtojnë amendamentet e parashtruara të propozim ligjit për Këshillin e Prokurorëve
- Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve sot do t'i shqyrtojë amendamentet e parashtruara të Propozim ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë. Për ligjin, sipas infomacioneve të publikuara në ueb faqen e Kuvendit, janë parashtruar 26 amendamente.
Shkup, 20 prill 2026 (MIA) - Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve sot do t'i shqyrtojë amendamentet e parashtruara të Propozim ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë. Për ligjin, sipas infomacioneve të publikuara në ueb faqen e Kuvendit, janë parashtruar 26 amendamente.
Amendamente për ligjin kanë dorëzuar edhe grupi i deputetëve i kryesuar nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, LSDM dhe koalicioni dhe BDI dhe Aleanca për Shqiptarët.
Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së ka parashtruar disa amendamente. Në njërin prej tyre kërkohet në nenin 9 paragrafi 15 nga ligji i propozuar që të ndërrohet dhe të votohet: "vepron rreth parashtresave dhe ankesave të qytetarëve dhe personave jurudikë të prokurorëve, me ç'rast nëse vërtetohet se janë të bazuara parashtron nismë deri te propozuese i autrizuar për vërtetimin e përgjegjësisë së prokurorit publik për shjelje të disiplinës.
"Me këtë amendament, sç elaborojnë deputetët, kryhet harmonizim me Strategjinë zhvillimore sektoriale për jurisprudencë 2024-2028, në të cilën konstatohet nevoja që të parashikohet rol më aktiv i KPPRMV gjatë mbikëqyrjes su dhe mundësim i Këshillit që të inicojë mbikëqyrje.
Në një amendament tjetër, deputetët e shumivcës qeveritare kërkojnë që në afat prekj 30 ditëve të merret vendim për shkarkim të funksionit të prokurorëve publik dhe anëtarëve të Këshillit të prokurorëve publikë që gpjarisht ta elaborojnë vendimin.
Deputetët e LSDM-së kanë paraqitur amendamente, të cilat, ndër të tjera, kërkojnë sqarim të formulimit të bazave për fillimin e procedurës për shkarkimin e një anëtari të Këshillit, kërkojnë sqarim të procedurës për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë, që një prokuror publik të zgjidhet dhe shkarkohet me tetë vota dhe që raporti i Këshillit të përmbajë një analizë gjithëpërfshirëse dhe të arsyetuar të të gjitha të dhënave dhe vendimeve të marra.
Disa amendamente janë paraqitur edhe nga deputetët e BDI-së dhe ASH-së, dhe një pjesë e madhe e tyre kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhës dhe përfaqësimin e drejtë, për përjashtimin e një prokurori publik në rastet kur ai ka kërkuar procedurë disiplinore dhe një bazë ligjore për rizgjedhje në rast se Këshilli nuk vepron brenda 30 ditëve.
Pas debatit të amendamenteve, ligji kthehet në Kuvend ku duhet të votohet në një seancë plenare.
Projektligji për Këshillin e Prokurorëve Publikë, i cili po miratohet me procedurë të rregullt, është pjesë e ligjeve reformuese dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të pavarësisë, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit të prokurorisë publike.
Ai rregullon procedurën për shkarkimin e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të Këshillit, e cila iniciohet në bazë të një kërkese të arsyetuar nga të paktën katër anëtarë të Këshillit, si dhe një rol të shtuar të Këshillit në procedurën për zgjedhjen dhe shkarkimin e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë edhe mundësinë e paraqitjes së një iniciative për shkarkim në Kuvend, janë disa nga ndryshimet kryesore në propozim-ligj.
Propozim-ligji së bashku me propozim ligjin për Prokurorinë Publike ka marrë mendim të përbashkët pozitiv në Komisionin e Venecias. mb/
Foto: MIA