• петок, 15 мај 2026

Dembele është shpallur futbollist i vitit në Francë për të dytin vit radhazi

Dembele është shpallur futbollist i vitit në Francë për të dytin vit radhazi

Paris,12 maj 2026 (MIA) - Sulmuesi i PSZH-së, Usman Dembele është shpallur për lojtar të vitit në Francë për sezonin 2025/2026 nga ana e Unionit kombëtar të futbollistëve profesionalë (UNPF). Ceremonia e ndarjes së çmimeve është mbajtur në Paris.

Francezi 28-vjeçar e fitoi këtë çmim për të dytin vit radhazi.

Mes të nominuarve ishin edhe bashkëlojtarit e tij, Nuno Mendesh dhe Vitor Fereira Vitinja, Mejson Grinvud (Marsejë) dhe Florian Toven (Lens).

Në sezonin 2025/26, Dembele shënoi 19 gola dhe ka pasur 10 asistime në 37 ndeshje. Ai është në PSZh nga gushti i vitit 2023.

Në vitin 2025 sulmuesi parisien e fitoi Topin e artë në zgjedhjen e "Frans futbollit" dhe çmimin futbollisit më i mirë në botë në zgjedhjen e FIFA-s. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан