• вторник, 21 април 2026

Delegacioni i Kuvendit të Maqedonisë në APKE në Strasburg

Delegacioni i Kuvendit të Maqedonisë në APKE në Strasburg

Shkup, 20 prill 2026 (MIA) - Një delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga sot deri më 24 prill do të marrë pjesë në pjesën e dytë te sesionit të rregullt të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) në Strasburg, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Kuvendit. 

Delegacioni, siç thuhet, udhëhiqet nga zëvendëskryetarja Ivanka Vasilevska, ndërsa në përbërje janë edhe Bekim Qoku dhe Bisera Kostadinovska - Stojçevska. Fjalime do të kenë Denis Beqiroviq, kryesues i Kryesimit të Bosnjë dhe Hercegovinës, dhe Zhan-Noel Baro, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme të Francës.

Ndër diskutimet më të rëndësishme të sesionit, sipas informacioneve, do të jenë debatet kushtuar dhunës dhe gjuhës së urrejtjes drejtuar politikanëve, heqjes së plotë të dënimit me vdekje, si dhe mbrojtjes së lirisë së fesë ose besimit në të gjithë Evropën.

"Do të mbahet edhe debati i përbashkët mbi avancimin e zbatimit të Konventës së Stambollit, që synon parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave. Në kuadër të këtij debati do të kontribuojë edhe Ana Redondo, ministre e Barazisë e Spanjës, me pjesëmarrësit që shqyrtojnë mënyrat për të nxitur kulturën e pëlqimit", njoftoi Kuvendi i RMV-së. 

Përveç kësaj, siç thuhet, do të mbahet ceremonia në të cilën ndahet Çmimi për Muzeun e Këshillit të Evropës për vitin 2026 në Young V&A në Londër, veçanërisht hapësirë e dedikuar në Victoria and Albert Museum kushtuar fëmijëve, të rinjve dhe familjeve.

"Mihaj Popshoj, zëvendëskryetar i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Moldavisë, do të mbajë prezantim mbi punën e Komitetit të ministrave, trupit ekzekutiv të Këshillit të Evropës, dhe do t'u përgjigjet pyetjeve nga anëtarët e Asamblesë. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alen Berse, gjithashtu, do t'u përgjigjet pyetjeve, ndërsa komisioneri për të Drejtat e Njeriut, Majkëll O'Flaerti, do të prezantojë raportin e tij vjetor të aktiviteteve për vitin 2025", thuhet në kumtesë. 

Pikat e tjera në rendin e ditës do të përfshijnë gjurmimin e të ardhurave nga krimi, siç u theksua nga Sergej Magnitski, trajtimin e dampingut social dhe shfrytëzimit të punës, dhe sigurimin e zbatimit efikas të të drejtave të autorit.

Asambleja do të diskutojë gjithashtu procedurat për zgjedhjen e gjykatësve në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe do të shqyrtojë vëzhgimet e saj në lidhje me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

Остани поврзан