Delegacioni i Kuvendit në Bernë: Kodi i ri etik i deputetëve në fokus të diskutimeve parlamentare
- Një delegacion parlamentar, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe i përbërë nga nënkryetarët Jovan Mitreski dhe Vesna Bendevska, koordinatorët e grupeve parlamentare Nikola Micevski, Oliver Spasovski, Bekim Qoku, Rina Ajdari dhe Boban Karapejovski, deputeti Mile Lefkov dhe sekretarja e përgjithshme Marina Dimovska, më 12–14 maj zhvilloi në Bern, sesione pune në kuadër të programit “Diskutimet Malore për Etikën Parlamentare”. Qëllimi kryesor i këtyre diskutimeve ishte arritja e konsensusit ndërmjet partive politike për miratimin e një Kodi të ri Etik për deputetët.
Shkup, 14 maj 2026 (MIA) - Një delegacion parlamentar, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe i përbërë nga nënkryetarët Jovan Mitreski dhe Vesna Bendevska, koordinatorët e grupeve parlamentare Nikola Micevski, Oliver Spasovski, Bekim Qoku, Rina Ajdari dhe Boban Karapejovski, deputeti Mile Lefkov dhe sekretarja e përgjithshme Marina Dimovska, më 12–14 maj zhvilloi në Bern, sesione pune në kuadër të programit “Diskutimet Malore për Etikën Parlamentare”. Qëllimi kryesor i këtyre diskutimeve ishte arritja e konsensusit ndërmjet partive politike për miratimin e një Kodi të ri Etik për deputetët.
Në sesionin e parë të punës, fjalë hyrëse kishin Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, si dhe Ambasadori i Zvicrës, Kristof Zomer, kumtoi pres shërbimi i Kuvendit.
Gashi theksoi rëndësinë e gatishmërisë dhe vullnetit politik për të arritur konsensus rreth kësaj teme të rëndësishme për Kuvendin dhe për besimin e qytetarëve në institucionet demokratike. Ai shprehu optimizmin që përmes këtij procesi të reflektohet mbi vlerat demokratike në funksion të integritetit parlamentar dhe përgjegjësisë publike.
Ambasadori Zomer shprehu kënaqësinë që po mirëpret në Bern delagacionin parlamentar dhe që Zvicra po kontribuon në këtë proces domethënës për kulturën politike.
Nënkryetarët dhe kordinatorët e grupeve parlamentare, konfirmuan rëndësinë e ngritjes së kulturës demokratike, përgjegjësisë publike dhe ruajtjes së dinjitetit të Kuvendit, si dhe rëndësinë e konsensusit ndërpartiak.

Mile Lefkov, si kryetar i grupit punes për Kodin Etik, sqaroi se procesi për hartimin e Kodit të Etikës është zhvilluar në vazhdimësi që nga viti 2021 me pjesëmarrjen e një numri të madh deputetësh nga përbërje të ndryshme parlamentare, duke dëshmuar se bëhet fjalë për një proces gjithëpërfshirës. Ai nënvizoi se draft Kodi Etik adreson drejtpërdrejt rekomandimet e GRECO-s dhe OSBE/ODIHR, ndërsa përmendi se i njejti është në përputhje me Kushtetutën dhe kornizën ligjore.
Pas deputetëve, nga Instituti Parlamentar i Kuvendit u prezantua një analizë mbi standardet minimale për kodet etike, duke bërë krahasime me praktikat e parlamenteve të shteteve të tjera.
Në vazhdim, sesioni përfshiu edhe një panel diskutimi me pjesmëarrjen e deputetëve të Parlamentit Federal të Zvicrës, Priska Seiler Graf, Franziska Roth dhe Stefan Müller-Altermatt, të cilët folën për praktikat zvicerane në fushën e etikës parlamentare, transparencës dhe funksionimit të sistemit parlamentar. Ky panel ishte me rëndësi për shkëmbimin e përvojave dhe ideve për dallimet ndërmjet sistemeve parlamentare dhe rëndësinë e ndërtimit të standardeve të përbashkëta demokratike.
Gjatë debatit, deputetët paraqitën komente dhe propozime konkrete për përmirësimin e formulimeve të caktuara të draft- Kodit Etik, me qëllim që dispozitat të jenë më të qarta, të zbatueshme dhe në përputhje me standardet demokratike parlamentare.
Pas diskutimeve të hapura, u dakorduam që Kodi Etik të jetë standard i ri për integritetin parlamentar, përgjegjësinë publike dhe forcimin e besimit të qytetarëve në Kuvend.
Vizita u realizua me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës dhe partnerit ndërkombëtar NDI, në kuadër të bashkëpunimit për avancimin e integritetit dhe standardeve parlamentare. bsh/
Foto: Kuvendi i RMV-së