Delegacioni i Kazakistanit në ZZHTI Shkup: impuls i ri për investimet dhe bashkëpunimin ekonomik
- Një delegacion i lartë nga Kazakistani, i kryesuar nga ministri i Tregtisë dhe Integrimit, Arman Shakaliev, sot realizoi vizitë zyrtare në ZZHTI në Shkup, me ç'rast u vizitua edhe fabrika Xhonson Meti.
Shkup, 21 prill 2026 (MIA) - Një delegacion i lartë nga Kazakistani, i kryesuar nga ministri i Tregtisë dhe Integrimit, Arman Shakaliev, sot realizoi vizitë zyrtare në ZZHTI në Shkup, me ç'rast u vizitua edhe fabrika Xhonson Meti.

Në kuadër të vizitës, delegacioni realizoi takim pune me drejtorin e drejtorisë për ZZHTI, Goce Dimovski, ku u bisedua për mundësitë për intensifikim të bashkëpunimit ekonomik, tërheqjen e investimeve të huaja dhe avancimin e marrëdhënieve bilaterale.
Dimovski, siç është cekur në kumtesën nga drejtoria për ZZHTI, ka theksuar se kjo vizitë paraqet hap të rëndësishëm drejt thellimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve dhe vazhdimësi të bashkëpunimit tashmë të vendosur nga qershori i vitit të kaluar.

Ai theksoi se drejtoria për ZZHTI edhe mët ej mbetet e përkushtuar në mbështetjen e investuesve dhe krijimin e kushteve për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe investime të reja me vlerë të lartë të shtuar.
Ministri Shakaliev shprehi kënaqësi nga mundësitë që i ofron vendi, duke cekur se Kazakistani sheh potencial serioz për përforcim të bashkëpunimit. ab/
Fotо: Drejtoria për ZZHTI