Delegacion nga Kuvendi merr pjesë në mbikëqyrjen e zgjedhjeve në Hungari
- Deputetet Monika Zajkova, shefe e Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së), dhe Mimoza Musa, anëtare e Delegacionit, po marrin pjesë në Misionin e AP-së së OSBE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Parlamentare në Hungari, që mbahen sot.
Shkup, 12 prill 2026 (MIA) - Deputetet Monika Zajkova, shefe e Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së), dhe Mimoza Musa, anëtare e Delegacionit, po marrin pjesë në Misionin e AP-së së OSBE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Parlamentare në Hungari, që mbahen sot.
Siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë, misioni përbëhet nga mbi 130 parlamentarë nga 37 vendet e OSBE-së, të cilët janë vendosur për të vëzhguar zgjedhjet në më shumë rajone të Hungarisë. Koordinatori special i Misionit Afatshkurtër të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE-së në Hungari është Sargis Kandanjan, deputet nga Armenia dhe kryetar i Komisionit të AP-së së OSBE-së për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet Humanitare, ndërsa shefe e Misionit të Vëzhgimit të AP-së së OSBE-së është deputetja Rupa Huk, anëtare e Delegacionit të Mbretërisë së Bashkuar në AP të OSBE-së.

Asambleja Parlamentare e OSBE-së po vëzhgon zgjedhjet në Hungari për herë të katërt. Vëzhguesit e AP-së së OSBE-së po punojnë ngushtë me shefin e Misionit të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR), Eogan Marfi (Irlandë), ekipin e tij prej 15 ekspertë ndërkombëtarë me seli në Budapest, 18 vëzhgues afatgjatë të vendosur në të gjithë vendin që nga 26 shkurti 2026, si dhe rreth 200 vëzhgues afatshkurtër të vendosur në ditën e zgjedhjeve. Ekipi i AP-së së OSBE-së po punon gjithashtu me delegacion prej 32 anëtarë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, të udhëhequr nga Pablo Espan, deputet nga Spanja.
Në prag të zgjedhjeve, vëzhguesit morën pjesë në dy ditë takimesh gjithëpërfshirëse me përfaqësuesit e lartë të partive politike dhe koalicioneve pjesëmarrëse në zgjedhje, me shefin dhe vëzhguesit afatgjatë të Misionit të OSBE/ODIHR, si dhe me përfaqësuesit e administratës zgjedhore, organizatave të shoqërisë civile, mediave, analistët dhe ekspertët.

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve Parlamentare në Hungari do të vlerësojë nëse zgjedhjet po zbatohen në përputhje me angazhimet demokratike të përmbajtura në Dokumentin e Kopenhagës së OSBE-së të vitit 1990, të cilat përfshijnë, ndër të tjera, votimin e lirë, fushatën zgjedhore të drejtë dhe të hapur, aksesin e barabartë në mediat dhe njoftimin e ndershëm dhe të saktë të rezultateve. Gjetjet e vëzhguesve do të analizohen dhe përfshihen në Deklaratën e Gjetjeve dhe Konkluzioneve Fillestare, e cila do të paraqitet në Konferencën e Përbashkët për Shtyp të Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Hungari, që do të mbahet më 13 prill 2026, në orën 15:00, në Budapest dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e internetit të AP-së së OSBE-së (www.oscepa.org). ls/
Foto: Kuvendi i RMV-së