Dejan Manaskov u arrestua në Ohër për shkak të një sulmi fizik ndaj trajnerit kundërshtar
- Ish lojtari i kombëtares maqedonase dhe anëtar i Eurofarm Pelister, Dejan Manaskov, mbrëmë u arrestua në stacionin policor pas ndeshjes në transfertë kundër Ohrit.
Ohër, 15 dhjetor 2025 (MIA) - Ish lojtari i kombëtares maqedonase dhe anëtar i Eurofarm Pelister, Dejan Manaskov, mbrëmë u arrestua në stacionin policor pas ndeshjes në transfertë kundër Ohrit.
"Më 14.12.2025 në orën 20:20, në SPB Ohër u arrestua D.M.(33) lojtar hendbolli nga Shkupi, anëtar i klubit të hendbollit nga Manastiri. Ai, pas përfundimit të ndeshjes së hendbollit që u zhvillua në sallën sportive "Biljanini Izvori" në Ohër, gjatë përshëndetjes së ndërsjellë të lojtarëve, fizikisht e ka sulmuar K.A. ndihmës trajner i klubit të hendbollit të Ohrit. Pas zbardhjes së plotë të ngjarjes, kundër sulmuesit do të ngritet padi adekuate", konfirmoi për MIA-n, Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB Ohër.
GHQ Ohër e mposhti Eurofarm Pelister me 29:25. sa/
Foto: Fejsbuk