Debat publik "Ndikimi i përdorimit të rrjeteve sociale ndaj të rinjve dhe shëndetit të tyre mental"
- Në Kuvend sot do të mbahet Debat publik në Klubin për çështje rinore me temë "Ndikimi i përdorimit të rrjeteve sociale ndaj të rinjve dhe shëndetit të tyre mental.
Shkup, 29 prill 2026 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbahet Debat publik në Klubin për çështje rinore me temë "Ndikimi i përdorimit të rrjeteve sociale ndaj të rinjve dhe shëndetit të tyre mental.
Ngjarja u organizua në Klubin e Kuvendit për çështje dhe politika rinore, në bashkëpunim me Agjencinë kombëtare për programe arsimore dhe mobilitet evropian, si pjesë të iniciativës "Java evropiane e rinisë 2026", ku rëndësi të posaçme i jepet shëndetit mental të të rinjve.
Siç informojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, në debatin publik fjalime do të mbajnë Stefan Andonovski, ministër i Transformimit Digjital, Gjoko Vellkovski, zëvendës ministër i Politikave Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Dragana Bojkovska, deputete, kryetare e Klubit për çështje dhe politika rinore, Ana Mihajllov, drejtoreshë e Agjencisë kombëtare për programe arsimore evropiane, Maria Kanelopullu, udhëheqëse e Sektorit për çështje ekonomike, ndërtimin e institucioneve, bashkëpunimin tejkufitar në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut. bsh/
Foto: MIA arkiv