Debat i ekspertëve për efikasitetin e financave publike
Shkup, 30 prill 2026 (MIA) – Këshilli fiskal i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot organizon debat të ekspertëve në temën "Efikasiteti i financave publike dhe roli i rregullave fiskale në Maqedoninë e Veriut", me qëllim që të nxitet dialogu konstruktiv ndërmjet vendimmarrësve, ekspertëve ekonomikë dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë për sfidat fiskale kyçe në vend.
Sipas agjendës, me fjalime përshëndetëse në ngjarjen që mbahet në amfiteatrin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) do të flasin ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska – Koçoska, akademik Taki Fiti, udhëheqës në Qendrën për Hulumtime Strategjike “Ksente Bogoev” në kuadër të ASHAM dhe akademik Abdulmenaf Bexheti, kryetar i Këshillit Fiskal.
Në kuadër të debatit do të paraqiten analiza mbi efikasitetin e shpenzimeve publike, qëndrueshmërinë e borxhit publik, strukturën institucionale dhe përgjegjësinë fiskale, si dhe rolin e rregullave fiskale në përmirësimin e balancave fiskale, me pjesëmarrjen e akademikëve dhe ekspertëve të shquar nga vendi.
Organizatorët theksojnë se ngjarja ka për qëllim të kontribuojë drejt fuqizimit të qëndrueshmërisë fiskale dhe transparencës në menaxhimin me mjetet publike në Maqedoninë e Veriut. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s