• среда, 25 февруари 2026

Debat "Avancimi i të drejtës për shëndetin e personave me invaliditet"

Debat

Shkup, 25 shkurt 2026 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbahet një ngjarje me temën "Avancimi i të drejtës për shëndetin e personave me invaliditet" ku do të prezantohen rezultatet e analizës për sfidat me të cilat përballen familjet e personave me invaliditet, si dhe zgjidhjet e mundshme të lidhura me trajtimin e tyre mjekësor.

Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit, ngjarja është në organizim të Grupit Parlamentar Interpartiak (GPIP) për të drejtat e personave me invaliditet, në bashkëpunim me Zeta - organizata e invaliditetit dhe drejtësisë, Shoqata e personave me paralizë cerebrale dhe invaliditete tjera - Veles, "Poraka" Negotinë dhe "Eko - Zhivot" - Kavadar. Pjesë e projektit është "Përballja me sfidat dhe stigmatizimi", qëllimi i së cilës është përmirësimi i mbrojtjes shëndetësore të personave me invaliditet në të gjitha tre nivelet e sistemit shëndetësor.

"Hulumtimi i zbatuar i mendimit publik tregoi se personat me invaliditet dhe familjet e tyre përballen me barriera serioze sistematike dhe propozojnë ndryshime të Ligjit për mbrojtje shëndetësore dhe Ligjit për mbrojtje sociale si një hap kyç drejt tejkalimit të sfidave", informojnë organizatorët e ngjarjes. sa/

Foto: MIA Arkivi

Остани поврзан