• четврток, 16 мај 2024

Dashtevski për MIA-n: Po përgatitemi intensivisht për zgjedhjet e dyfishta të 8 majit, qytetarët do të mund të votojnë vetëm një herë

Dashtevski për MIA-n: Po përgatitemi intensivisht për zgjedhjet e dyfishta të 8 majit, qytetarët do të mund të votojnë vetëm një herë

Shkup, 30 prill 2024 (MIA) - Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) Aleksandar Dashtevski në një intervistë për MIA-n thotë se intensivisht po punohet në përgatitjet për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 8 majit. Dashtevski sqaron procedurën e votimit në zgjedhje, duke pasur parasysh se për zgjedhjet e dyfishta votuesit do të mund të votojnë vetëm një herë. Ai gjithashtu u bën thirrje votuesve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar më 8 maj me dinjitet dhe pa presion, për të pasur zgjedhje të ndershme, demokratike dhe të lira.

“Tani duke qenë se është raundi i dytë dhe tashmë janë përfunduar disa gjëra për këtë raund në raundin e parë, përgatitjet po shkojnë edhe më mirë, madje punohej edhe për fundjavë. Të premten përcaktuam pamjen e fletëvotimit që do të jetë për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa këto të tjerat për zgjedhjet parlamentare tashmë janë duke u shtypur, procesverbalet dhe materialet e tjera konfidenciale janë drejt përfundimit, kështu që tashmë jemi në përgatitje të mirë”, thotë Dashtevski.

Janë kthyer të gjitha aparatet identifikuese biometrike, të cila boshatisen nga të dhënat e mëparshme dhe më pas futen të dhënat për raundin e dytë të zgjedhjeve, shton kryetari i KSHZ-së, duke theksuar se personat e angazhuar për zgjedhjet kanë punuar shumë edhe gjatë fundjavës që gjithçka të mund të përfundojë në kohë. Dashtevski thekson edhe vlerësimin pozitiv që KSHZ-ja e ka marrë nga OSBE/ODIHR.

“Pra, shumë punë, por shpresoj që meqenëse gjithçka doli mirë në raundin e parë do të jetë kështu edhe tani, do të shtoja pak këtu - duhet thënë se një nga pikat e pakta të ndritshme, në mos e vetmja, në raportin e OSBE/ODIHR-it është lavdërimi për KSHZ-në, që e ka kryer mirë punën e tij, gjë që nuk ishte me organet e tjera shtetërore. Pra, kur njerëzit e duhur vendosen në vendet e duhura, puna mund të bëhet mirë, gjë që duhet të jetë praktikë në vendin tonë dhe jo përjashtim”, tha ai.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka nxjerrë një manual në të cilin votuesve u shpjegohet se më 8 maj do të mund të dalin në qendrat e votimit vetëm një herë. Dashtevski për MIA-n sqaron në detaje procedurën e votimit, duke theksuar se qytetarëve duhet t'u sqarohet se kanë të drejtë të votojnë për të dyja llojet e zgjedhjeve ose vetëm për parlamentare ose vetëm për zgjedhje presidenciale. Kjo, thotë ai, duhet shpjeguar mirë sepse për zgjedhjet presidenciale ka cenzus.

 

“Ky manual në fakt sqaron se qytetari do të mund të vijë vetëm një herë dhe të votojë për të dyja zgjedhjet sipas kësaj procedure, fillimisht jep kartën e identitetit për të parë se është ai, pastaj shkon për identifikim biometrik, pastaj e kërkojnë në listë për ta qarkuar dhe për t'i dhënë fletët e votimit. Dhe pastaj shkon voton. Por, nga personi që ka aparaturën biometrike, votuesi do të pyetet, nëse do të votojë për zgjedhjet presidenciale apo për ato parlamentare, apo deshiron të votojë për të dyja, pra edhe për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare. Dhe supozoj se do të votojnë më së shumti për të dyja, por mund të ndodhë që të votojnë vetëm për ato parlamentare sepse ne e dimë që pjesëmarrja dhe interesimi për ato është shumë më i lartë. Por nuk duhet të që njerëzit të krijojnë iluzion se, nëse ju pyesin fillimisht nëse jeni për zgjedhjet presidenciale apo për ato parlamentare, mund të thoni se unë jam për ato parlamentare, pra duhet shpjeguar mirë, që të kemi një cenzus, pra duhet shpjeguar mirë nëse jeni për të votuar për zgjedhjet presidenciale, parlamentare apo nëse jeni për të votuar për të dyjave, në mënyrë që të mos krijohet iluzioni se njëra është më e rëndësishme se tjetra, por vozuesi ta dijë se ka të drejtë të votojë për të dyja zgjedhjet dhe kështu ta bëjmë edhe cenzusin”, thotë Dashtevski.

Kryetari i organit më të lartë zgjedhor në vend thotë se edhe në mbrëmjen e 8 majit rezultatet e zgjedhjeve mund të dihen deri në mesnatë, duke marrë parasysh ndryshimet e bëra nga KSHZ-ja në periudhën e kaluar, si dhe përvojën e zgjedhjeve të kaluara.

“Ne morëm masa në këto zgjedhje dhe ato masa konsistojnë në forcimin e harduerit në mënyrë që ai të marrë më shumë informacion në të njëjtën kohë, më tej në trajnimin e më shumë njerëzve në terren. Pra, tani janë trajnuar rreth 1700 veta për të futur informata, i kemi siguruar të gjithë ata 1700 laptopë në bashkëpunim me Entin Shtetëror të Statistikave, kemi siguruar diku tabloide në vend të kompjuterëve që të dhënat të shkojnë më shpejt, pra kjo është gjëja e dytë. Dhe gjëja e tretë, ne shkurtuam hedhjen e informacionit. Për shembull, kishte 13 kolona të rëndësishme, tani e zvogëluam në shtatë, të cilat janë shumë të rëndësishme për tu dërguar, duke ulur dyfish kohën që do të duhej për hedhje të informacionit dhe tani duam ta përmirësojmë edhe më shumë për raundin e dytë. Duhet të them se duke pasur parasysh se janë zgjedhje të dyfishta, nuk mund të jenë aq efektive, por sigurisht që do të jenë mjaft efektive edhe në raundin e dytë”, thekson Dashtevski.

Ai po ashtu thekson se për përshpejtimin e procesit zgjedhor, në vendvotimet si më parë do të jenë në çdo kohë shtatë persona në vend të pesë personave dhe se të gjithë do të jenë të pranishëm për numërimin e rezultateve.

“Të gjithë anëtarët janë mjaft të gatshëm për të kryer detyrat e tyre. Mendoj se edhe në këtë raund do të jetë ashtu si në raundin e parë”, thotë Dashtevski.

Duke marrë parasysh se festat e Pashkëve po vijnë dhe afatet për zgjedhje përkojnë me këto ditë, kryetari i KSHZ-së thotë se disa aktivitete do të përfundojnë më herët, në mënyrë që administrata zgjedhore dhe personat e angazhuar në zgjedhje, numri i të cilëve është mbi 35,000, të munden që në këtë festë të jenë me familjet e tyre.

“Për shkak të festës së Pashkëve, vendosëm ta zhvendosim pak afatin dhe në vend të së shtunës dhe të dielës, siç ishte herën e kaluar, të sjellim materiale konfidenciale të premten dhe të shtunën, edhe pse në njëfarë mënyre janë edhe ditë pushimi . Vendosëm që së paku për ditën e Pashkëve, si festa më e madhe ortodokse, të gjithë të pushojnë”, tha Dashtevski. Puna, thotë ai, sërish si në raundin e parë të zgjedhjeve do të përfundojë me efikasitet sepse punohet vazhdimisht, përfshirë edhe fundjavat.

Dashtevski pret që raundi i dytë i zgjedhjeve të kalojë në një atmosferë shumë të mirë.

“E kam thënë disa herë që duhet ta përfundojmë pjesën tonë sepse nuk mund ta dimë nëse dikush do të mendojë diçka për të bërë apo jo dhe si do të sillen pjesëmarrësit e tjerë në zgjedhje, por nga sa kemi parë, vlerësimi im personal është se do të shkojë ngjashëm me

raundin e parë, ndoshta mund të formohen rradhë më të gjata dhe kjo do të menaxhohet. Unë e thashë edhe në konferencën e shtypit, se duket sikur ne nuk ndërmorëm ndonjë gjë të veçantë, por ne jemi në kontakt të përhershëm me koordinatorët tanë, drejtuesit e departamenteve, me komisionet komunale zgjedhore ku ka problem, edhe me këshillat zgjedhorë nëse ka nevojë dhe ka përgjegjësi, ka edhe përgjegjësi disiplinore dhe përgjegjësi penale”, tha Dashtevski.

Kryetari i KSHZ-së u dërgoi mesazh votuesve që të kontribuojnë për zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike.

“Një mesazh për votuesit që të dalin sërish të qetë, me dinjitet, të japin votën për partinë që kanë vendosur pa presion, të japin votën lirisht, të kemi zgjedhje të ndershme, demokratike, të lira, që të mundemi të tregojmë se jemi në nivel të lartë të vetëdijes dhe se e dimë çfarë është demokracia dhe e zbatojmë atë në veprim”, tha Dashtevski.

Lidhur me votimin për zgjedhjet presidenciale në diasporë, ku kishte regjistrime të pakta, por edhe më të paktë kanë qenë ata që kanë votuar, kryetari i KSHZ-së thotë se ka mendimin e tij, por mendon se duhet të zgjidhet në marrëveshje me partitë më të mëdha politike dhe të zgjidhet në organet ku duhet - në Ministrinë e Drejtësisë dhe më vonë në Parlament.

“Pra, ne tani nuk kemi votim parlamentar në diasporë, kurse për atë presidencial kemi në gjysmën e përfaqësive konsullore-diplomatike (PKD) në gjysmën e vendeve dhe kanë një numër shumë të vogël votash. Pra, 570-580 në Gjermani është maksimumi, pra 2400 (PKD) në të gjithë botën dhe gjysma e tyre kanë votuar, që do të thotë se efikasiteti është zero. Për shembull, në Pekin dërgoni 10 persona, ndërsa 12 janë të regjistruar, nga ata 12 mendoj se nëntë kanë votuar, pra kanë votuar më pak se sa janë të pranishëm atje. Kështu që unë mendoj se kjo duhet ndryshuar, jo për gjë tjetër, por vërtet duhet të gjejmë një metodë në të cilën diaspora do të regjistrohet, do të votojë dhe të përfaqësohet në parlament dhe të vendosë për problemet që ka atje, pra për problemet që kanë njerëzit kur vijnë këtu. Pra, kjo mbetet të shihet pas zgjedhjeve, sepse tani puna është bërë dhe do të shkojnë në raundin e dytë presidencial sepse nuk ka numër të mjaftueshëm për zgjedhjet parlamentare dhe votimi është bërë”, tha Dashtevski.

Elizabeta Veljanovska Najdeska

Foto: MIA

Video dhe montazh: Andrej Brankoviq dhe Vladimir Rabasoviq

Остани поврзан