Dënoj çdo gjuhë urrejtjeje, përfshirë edhe atë mbi baza etnike, theksoi Mickoski
- Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se dënon të gjitha llojet e gjuhës së urrejtjes, duke përfshirë dhe atë në bazë etnike. Beson se askush nuk duhet të përdorë një gjuhë të tillë dhe se do të kërkojë sanksionet më të rrepta nga institucionet shtetërore për ata që ofendojnë në bazë etnike.
Shkup, 26 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se dënon të gjitha llojet e gjuhës së urrejtjes, duke përfshirë dhe atë në bazë etnike. Beson se askush nuk duhet të përdorë një gjuhë të tillë dhe se do të kërkojë sanksionet më të rrepta nga institucionet shtetërore për ata që ofendojnë në bazë etnike.
"Lidhur me çdo shpërthim nacionalist, qofshin ato grupe tifozësh apo ndonjë gjë tjetër, unë i dënoj absolutisht ato. Absolutisht. Dhe këtu nuk duhet të kesh dilemë, pavarësisht nëse vjen nga një grup tifozësh te një tjetër, apo nga një tjetër te një i tretë, apo nga një i tretë te një i katërt, nga një etni te një tjetër dhe nga një tjetër te një i tretë e kështu me radhë. Absolutisht nuk mund të pranoj ofendime në bazë të përkatësisë etnike, dhe unë si qenie njerëzore e kam thënë këtë dhe do të vazhdoj të punoj për ta parandaluar këtë", tha Mickoski në përgjigjen e pyetjeve të deputetëve e parashtruar nga deputeti Rijad Shaqiri.
Kryeministri apeloi të gjithë qytetarët në vend të mos e bëjnë këtë, ndërsa siç theksoi, nga organet do të kërkojë dënimet më të rrepta për ata që e bëjnë këtë, pavarësisht nëse ato shpërthime do të jenë në një ndeshje "Vardar", "Baskimi", nga grupi i tifozëve "Komiti" ndaj përkatësisë etnike të shumicës së lojtarëve në klubin e futbollit "Baskimi"... kjo, potencoi Mickoski, është e papranueshme.

Tha se si deputet, do të jepte një shembull të mirë nëse do të kishte një aksesor në jakën e kostumit të tij jo vetëm me flamurin shqiptar, por edhe me atë maqedonas.
"Le të themi, do të vija sot me një distinktiv i cili do të kishte të dy flamujt mbi të, le të themi, jo vetëm atë shqiptar, por edhe atë maqedonas. Dhe ky do të ishte një mesazh i fortë, por ju e humbët atë mundësi. Keni ardhur vetëm me një aksesor, ndërsa ai është shqiptar. Ju jeni deputet i parlamentit maqedonas dhe merr një rrogë nga buxheti që mbushet nga të gjithë qytetarët e Maqedonisë, pavarësisht nga përkatësia etnike. Ndoshta do të kishte qenë një mesazh i mirë nëse do të kishit ardhur me një aksesor të tillë, por, ju e humbët atë mundësi", tha kryeministri Mickoski.
Shtoi se si Qeveri, ata kanë bërë shumë gjëra për të relaksuar marrëdhëniet ndëretnike në vend.
"Kështu ndodh. Duhet t’ua pranoj këtu para kolegëve tuaj deputetë se kur ishit në koalicion me ne, nga ana juaj morëm komplimente dhe lëvdata që e kemi bërë atë. Por tani ju jeni opozitë dhe mendoni se me këtë lloj mesazhi do të fitoni pikë politike. Z. Rijad Shaqiri, për mua është e habitshme sepse kisha një mendim të lartë për ju, mendoja se i kishit kapërcyer ato përqafime etnike dhe mendoja se i shihnit gjërat me të vërtetë në një këndvështrim më të gjerë. Shpresoj të mos e kesh seriozisht atë që the sot dhe shpresoj që në zemër të jesh një person kozmopolit, duke pasur parasysh që kemi folur ballë për ballë shumë herë dhe kam marrë një përshtypje të ndryshme. Shpresoj që herën tjetër që do të parashtroni një pyetje ose do të vini të punoni në parlamentin e Maqedonisë, në aksesroin tuaj, përveç flamurit shqiptar, i cili është flamuri etnik i popullit të cilit i përkisni, do të jetë edhe flamuri maqedonas, sepse merrni rrogë nga ky vend", theksoi Mickoski.
Deputeti Shaqiri theksoi se është fakt që ai mban simbolin e tij kombëtar.
"Këtë ma ka dhuruar kryeministri i Shqipërisë, kur të më sjellësh një aksesor me flamurin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e ardhshme, edhe atë do ta vendos, tha Shaqiri. Pas kësaj, atij iu dha një aksesor me flamurin maqedonas, të cilin e vendosi pranë aksesorit me flamurin shqiptar.

Lidhur me çështjen e sigurisë dhe funksionimin e një “qyteti të sigurt”, që ishte pjesë e pyetjes së Shaqirit drejtuar kryeministrit, Mickoski theksoi se ky projekt është bërë nga disa Qeveri, por, se vazhdimisht është anuluar.
"Para disa dite patëm rastin e parë në të cilin, të paktën aty ku mbulojnë kamerat, nuk u regjistrua asnjë kalim në semafor të kuq. Kjo është hera e parë që ndodh. Askush nuk kaloi semaforin e kuq gjatë gjithë ditës", tha Mickoski.
Ai shtoi se në Kumanovë në ditë ka afërsisht tetë deri në dhjetë shkelje të rregullave të trafikut, si dhe në Tetovë.
"Në përgjithësi, numri më i madh, diku midis 300 dhe 400 shkeljeve, janë në territorin e qytetit të Shkupit, në zonën e mbuluar nga kamerat dhe përgjatë korridoreve 8 dhe 10, ajo pjesë e autostradave të cilat janë të mbuluara nga kamerat, kështu që çdo ditë, do të thoja, mund të mbledhim rreth 500 deri në 600 shkelje të trafikut të natyrave të ndryshme, shpejtësi të shtuar mbi kufizimin e lejuar, kalim të semaforit të kuq, automjete të paregjistruara e kështu me radhë", tha kryeministri.
Gjithashtu, shtoi Mickoski, gjatë këtij muaji asnjë person nuk u mbyt në aksident trafiku, gjë që, sipas tij, është për shkak të vendosjes së sistemit "qytet i sigurt".
"Në shkurt, nuk kishim asnjë person të vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor. Aksidentet rrugore u ulën për 50 për qind. Domethënë, përfitimet tani janë të tilla dhe këto janë numra dhe fakte para të cilave, thonë ata, edhe perënditë heshtin, theksoi kryeministri Mickoski nga fjalimi kuvendor. rq/
Foto: Printksin