• вторник, 24 март 2026

CENTKOM: MKA kuvajtiane ka rrëzuar gabimisht tre aeroplanë luftarakë amerikanë "F-15 Strajk Igëll"

CENTKOM:  MKA kuvajtiane ka rrëzuar gabimisht tre aeroplanë luftarakë amerikanë

Uashington, 2 mars 2026 (MIA) - Sistemet për mbrojtje kundër-ajrore kuvajtiane kanë rrëzuar gabimisht tre aeroplanë luftarakë amerikanë F-15 Srrajk Igëll, njoftoi sot Komanda Qendrore e SHBA-së-CENTKOM (CENTCOM).

"Gjatë operacioneve aktive luftarake kundër aeroplanëve luftarakë iranianë, raketave balistike dhe dronëve, Forcat Ajrore të Kuvajtit rrëzuan gabimisht tre aeroplanë luftarakë amerikanë. Të gjashtë anëtarët e ekuipazhit u nxorën nga aeroplani, u evakuuan në mënyrë të sigurt dhe janë në gjendje të qëndrueshme. Kuvajti e ka pranuar këtë incident. Ne jemi mirënjohës për përpjekjet e Forcave Mbrojtëse të Kuvajtit dhe mbështetjen e tyre në këtë operacion të vazhdueshëm", thuhet në deklaratën e CENTCOM, sipas CNN.

Ministri i Mbrojtjes i Kuvajtit konfirmoi herët këtë mëngjes se janë rrëzuar "disa aeroplanë luftarakë amerikanë" që fluturonin në mbështetje të operacionit ushtarak kundër Iranit të quajtur "Operacioni Epik Tërbimi", mb/

Foto: MIA

Остани поврзан