Buxheti i Qytetit të Shkupit në rendin e ditës së seancës së sotme të Këshillit
- Këshilli i Qytetit të Shkup sot do të mbajë seancën e 9-të të rregullt, ku pika kryesore e rendit të ditës do të jetë Propozim-ndryshimi dhe plotësimi i Buxhetit të Qytetit të Shkup për vitin 2026, sipas propozimit të kryetarit të qytetit, Orce Gjorgjievski.
Shkup, 12 mars 2026 (MIA) - Këshilli i Qytetit të Shkup sot do të mbajë seancën e 9-të të rregullt, ku pika kryesore e rendit të ditës do të jetë Propozim-ndryshimi dhe plotësimi i Buxhetit të Qytetit të Shkup për vitin 2026, sipas propozimit të kryetarit të qytetit, Orce Gjorgjievski.
Me ribalancin e propozuar parashikohen fonde shtesë për realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore, arsimore dhe të transportit, të synuara për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe zhvillimin më të shpejtë të qytetit.
Në ribalancin e ri parashikohen gjithashtu fonde për ndërtimin e dy garazheve të montuara brenda Qendrës klinike “Nënë Tereza”, ndërtimin e një rrethrrotullimi pranë Bankës Popullore të Maqedonisë, si dhe realizimin e një sërë projektesh të tjera kapitale që do të kontribuojnë në përmirësimin e infrastrukturës së transportit dhe lehtësimin e jetës së përditshme të qytetarëve të Shkupit.
Brenda politikave të gjelbërta të Qytetit të Shkupit, me ribalancin parashikohen edhe fonde për vendosjen e sistemeve fotovoltaike dhe modernizimin e sistemeve të ngrohjes në disa shkolla të mesme, duke ulur kështu emetimet e grimcave të dëmshme, duke përmirësuar kushtet për mësimdhënie dhe duke kontribuar për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s