• петок, 13 март 2026
Buletini i MPB-së

Shkup, 9 mars 2026 (MIA) - SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër V.S. (18) nga fsh. Trebosh, komuna e Zhelinës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 29.08.2025, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, me ç'rast tek ai ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Probishtip ngriti kallëzim penal kundër I.O. (28) nga Mavrova dhe Rostusha për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "lëndim i rëndë trupor". Më 12.02.2026, në vendin e quajtur "Solishte", zonë e fsh. Troolo, rrethina e Probishtipit, pas një grindjeje të mëparshme, i denoncuari e ka sulmuar J.D. nga Probishtipi me një send të fortë dhe i ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor.

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër një të miture 15-vjeçare nga një fshat i Tetovës për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “dhunë”. Më 20 shtator 2025, e mitura ka sulmuar fizikisht një grua nga fshati i njëjtë, pas çka ka tentuar që ta sulmojë gruan dhe bashkëshortin e saj me një send të mprehtë.

Më 08/09.03.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria A.B. (30) nga Shkupi, J.B. (26) nga fshati Katllanovë, rajoni i Shkupit, F.I. (32) dhe D.M. (30), të dy nga Tetova, sepse tek ata janë gjetur dhe sekuestruar një substancë e ngurtë e bardhë dhe një substancë pluhurore e bardhë, marihuanë, letra për mbështjellje dhe tre thika. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të vijojnë kallëzime përkatëse.

Më 09.03.2026 në orën 01:00, në SPB Shkup u njoftua se në rrugën lokale fsh. Rëzhaniçinë - fsh. Taor, rrethina e Shkupit, një automjet udhëtarësh "Alfa Romeo" me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 17-vjeçar nga fsh. Oreshan, rrethina e Shkupit, kishte dalë jashtë rrugës. Në aksident u lënduan shoferi, dy bashkudhëtarë dhe një bashkudhëtare e moshës 17 -vjeçare dhe bashkudhëtari B.G. (21), të cilët u konstauan në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë". Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip hetimor nga SPB Shkup.

Më 08.03.2026 rreth orës 23:50, në SPB Kumanovë është denoncuar se në rr. "Tode Dumba" në Kumanovë ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti udhëtarësh "Folksvagen" me targa të Kumanovës, i drejtuar nga 28-vjeçarja K.P. dhe një automjeti udhëtarësh "Folksvagen Golf" me targa të Kumanovës, i drejtuar nga 29-vjeçarja A.N. nga Kumanova, ndërkaq në këtë rast ishin goditur edhe tre automjete udhëtarësh që ishin të parkuara. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar K.P., ndërsa lëndime trupore ka pësuar A.N., të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip hetimor nga SPB Kumanovë.

Më 08.03.2026 në orën 10:43, në SPB Shkup u njoftua se në rrugën pranë Kozjakut, rrethina e Shkupit, gjatë rënies nga katërçikleta, lëndime të rënda trupore ka pësuar B.Gj. (44), ndërsa lëndime trupore ka pësuar E.Gj. (39), të dy nga Shkupi, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë". Po merren masa për sqarimin e rastit.

Më 08.03.2026 në orën 15:00, në SPB Shkup është denoncuar se në fsh. Kuçevishtë, rrethina e Shkupit, pas një grindjeje të mëparshme, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet 76-vjeçares L.K. dhe T.D. (69). Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të viojojë parashtresë përkatëse.

Më 08.03.2026 në orën 23:00, në SPB Shkup është denoncuar se rreth orës 20:15. në zonën e Gazi Babës, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme në trafik, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me  përleshje fizike ndërmjet V.S. (29) nga fsh. Jurumler, rrethina e Shkupit, nga njëra anë, dhe D.A. (19) dhe A.A. (44) nga ana tjetër, të dy nga Shkupi, me ç'rast janë përdorur edhe sende të forta. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан