Britania e Madhe dërgon shkatërrues dhe helikopterë në Qipro pas sulmeve iraniane
- Kryeministri britanik, Kir Starmer thotë se Britania e Madhe dërgon helikopterë me kapacitete për luftë kundër dronëve në Qipro dhe e sistemon shkatërruesin për mbrojtje ajrore HMS Dragon në rajon.
Londër, 3 mars 2026 (MIA) - Kryeministri britanik, Kir Starmer thotë se Britania e Madhe dërgon helikopterë me kapacitete për luftë kundër dronëve në Qipro dhe e sistemon shkatërruesin për mbrojtje ajrore HMS Dragon në rajon.
"Britania e Madhe është plotësisht e përkushtuar ndaj sigurisë së Qipros dhe personelit britanik ushtarak të stacionuar atje", tha Starmer në kumtim.
"Ne i vazhdojmë operacionet tona mbrojtëse dhe sapo bisedova me presidentin e Qipros për ta njoftuar se dërgojmë helikopterë me kapacitete për luftë kundër dronëve dhe se HMS Dragon do të sistemohet në rajon". ab/
foto: Printskrin "Х"