Brigada zjarrfikëse e Shkupit intervenoi për shuarjen e zjarrit afër Vizbegut
- ë rrjedhë është intervenimi për shuarjen e zjarrit që shpërtheu sot në Vizbeg, në lokacionin afër rreth rrotullimit, ku është djegur një pronë private ku ishin deponuar automjete të vjetra, informuan nga Qyteti i Shkupit.
Shkup, 4 maj 2026 (MIA) - Në rrjedhë është intervenimi për shuarjen e zjarrit që shpërtheu sot në Vizbeg, në lokacionin afër rreth rrotullimit, ku është djegur një pronë private ku ishin deponuar automjete të vjetra, informuan nga Qyteti i Shkupit.
Brigada zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit menjëherë doli në terern dhe me të gjitha automjetet e disponueshme dhe kapacitetet njerëzore dhe në mënyrëp aktive po vepron në përballjen me zjarrin. Paralelisht, në terren janë edhe inspektorët e Qytetit të Shkupit, ndërsa për rastin janë informuar Ministria e Punëve të Brendshme, Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor, si dhe Prokuroria publike.
"U bëjmë thirrje qytetarëve për qetësi, kujdes dhe respektim të udhëzimeve të shërbimeve kompetente. Gjendja po ndiqen në vazhdimësi, ndërsa institucionet veprojnë në mënyrë të koordinuarm me qëllim që zjarri të vihet nën kontroll, të mbrohen qytetarët dhe të konstatohet përgjegjësia për gjendjen e krijuar. Qyteti i Shkupit nuk do të lejojë që sjellja e papërgjegjshme dhe krijimi i deponive të egra ta rrezikojnë shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin jetësor. Secili që e rrezikon interesin publik, duhet të mbajë përgjegjësi", theksojnë nga Qyteti i Shkupit. ab/
Foto: Qyteti i Shkupit