• сабота, 16 мај 2026

Bozhinovska - Varns: Partneriteti strategjik në energjetikë me SHBA-në tani hynë në fazën e realizimit konkret

Bozhinovska - Varns: Partneriteti strategjik në energjetikë me SHBA-në tani hynë në fazën e realizimit konkret

Shkup, 4 maj 2026 (MIA) - Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska sot ka realizuar takim me ushtruesen e detyrës ambasadore e SHBA-së, Nikoll Varns, ku, siç njoftoi në Fejsbuk, e kanë konfirmuar përcaktimin e përbashkët, "që partneriteti strategjik në energjetikë tani hynë në fazën e realizimit konkret".

"Pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim, në kuadër të Dialogut strategjik me SHBA-në, vijon ajo që është më e rëndësishmja: hapa realë, projekte dhe investime konkrete që do të forcojnë sigurinë energjetike të vendit. Diskutuam mundësitë për bashkëpunim në zhvillimin e infrastrukturës së gazit, burimeve të energjisë së rinovueshme dhe projekteve strategjike të energjisë që do të kontribuojnë për diversifikim më të madh, lidhje rajonale dhe zhvillim ekonomik. Po ndërtojmë një të ardhme energjetike me partnerë të fortë ndërkombëtarë, teknologji moderne dhe një vizion të qartë", shkroi Bozhinovska në profilin e saj në Fejsbuk. bsh/

Foto: FB Sanja Bozhinovska

Остани поврзан