• петок, 15 мај 2026

Bozhinovska: Sot, më shumë se kurrë, na duhet besimi dhe zgjedhja për të mbetur njerëz, për të zgjatur dorën dhe për të mos hequr dorë nga njëri-tjetri

Bozhinovska: Sot, më shumë se kurrë, na duhet besimi dhe zgjedhja për të mbetur njerëz, për të zgjatur dorën dhe për të mos hequr dorë nga njëri-tjetri

Shkup, 12 prill 2026 (MIA) – Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, me rastin e Pashkëve u dërgoi urim qytetarëve, duke theksuar se sot, më shumë se kurrë, na nevojitet besimi dhe zgjedhja – të mbetemi njerëz.

“Pashkët na kujtojnë – besoni, gjithmonë ka një fillim të ri. Dhe gjithmonë ka dritë. Sot, më shumë se kurrë, na duhet besimi – jo si zakon, por si zgjedhje. Zgjedhja për të mbetur njerëz. Për të zgjatur dorën. Për të mos hequr dorë nga njëri-tjetri,” thekson Bozhinovska në urimin e saj.

Ajo shton se në një botë që na shtyn drejt nxitimit dhe ndarjeve, forca e vërtetë është të ndalesh – dhe të zgjedhësh mirësinë.

“Sepse fitorja më e madhe nuk është të jesh më i fortë se të tjerët, por të mbetesh njeri. Sot le të jetë dita kur besojmë vërtet – në të mirën, në të ardhmen, në ne. Paqe në shtëpi. Ngrohtësi në zemër. Dritë në mendime. Krishti u ringjall!”, thekson ministrja Bozhinovska në urimin e saj me rastin e Pashkëve. ls/

Foto: MIA 
 
 
 
 
 

 

Остани поврзан