Bozhinovska në Samitin Ekonomik Euroaziatik në Stamboll: Maqedonia pjesë e debatit global për sigurinë energjetike dhe rendin e ri botëror
- Në kushte të krizave globale, energjia nuk është më vetëm çështje ekonomike, por çështje e sigurisë, stabilitetit dhe rezistencës strategjike të shteteve, porositi ministrja e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para, Sanja Bozhinovska në fjalimin e saj në panelin me temë Energy and Economy in dhe Post-War Worls alongside War, Terror Conflict and Forced Migration në Samitin e 29-të Ekonomik Euroaziatik në Stamboll, Turqi.
Shkup, 12 maj 2026 (MIA) - Në kushte të krizave globale, energjia nuk është më vetëm çështje ekonomike, por çështje e sigurisë, stabilitetit dhe rezistencës strategjike të shteteve, porositi ministrja e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para, Sanja Bozhinovska në fjalimin e saj në panelin me temë Energy and Economy in dhe Post-War Worls alongside War, Terror Conflict and Forced Migration në Samitin e 29-të Ekonomik Euroaziatik në Stamboll, Turqi.
"Izolimi nuk është strategji. Bashkëpunimi është", tha Bozhinovska, duke theksuar se vendi po punon në mënyrë aktive në diversifikimin e burimeve energjetike, lidhjen rajonale, investimet në burime të rinovueshme dhe modernizimin e infrastrukturës energjetike.

Theks të veçantë në fjalim iu kushtua ndërlidhjes energjetike rajonale në Ballkan, e cila, sipas Sanja Bozhinovskës sot përfaqëson një domosdoshmëri gjeopolitike dhe jo vetëm një çështje infrastrukturore.
Ministrja theksoi gjithashtu se tranzicioni i gjelbër duhet të jetë real, i drejtë dhe shoqërisht i përgjegjshëm, pa krijuar varfëri energjetike dhe pabarazi të reja ekonomike, veçanërisht për vendet në zhvillim dhe ato në tranzicion.

Në panel së bashku me Bozhinovskën morën pjesë edhe ministra aktualë dhe ish ministra, liderë politkë evropianë, diplomatë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare nga Evropa, Azia dhe Lindja e Mesme.
Pjesëmarrja e Maqedonisë së Veriut në forume të tilla globale është me rëndësi të veçantë për pozicionimin e vendit si një partner aktiv dhe kredibil në proceset ndërkombëtare që lidhen me energjetikën, stabilitetin ekonomik, tranzicionin e gjelbër dhe bashkëpunimin rajonal.

Samiti Ekonomik Euroaziatik i këtij viti u mbajt nën moton: "Global Responsibility – The Post-War World with War, Terrorism, Conflict, and Involuntary Migration", ndërsa në fokus të diskutimeve ishin siguria globale energjetike, marrëdhëniet e reja gjeopolitike, sfidat klimatike, mungesa e ujit dhe gjelbërimit, si dhe pasojat ekonomike e sociale të konflikteve dhe migrimeve në botë. Samiti në Stamboll mblodhi liderë politikë, ministra, diplomatë, akademikë, përfaqësues të sektorit të biznesit dhe organizatave të shoqërisë civile nga disa kontinente, me qëllim hapjen e një dialogu të ri për një të ardhme më të qëndrueshme, më stabile dhe më bashkëpunuese. qa/
Foto: MEMLP