Bozhinovska në Forumin Ekonomik Delfi: Lidhshmëria është një çështje e rëndësishme për sigurinë energjetike
- Siguria energjetike është një çështje shumë e rëndësishme, asnjë vend nuk duhet të jetë i vetëm, na duhet ndërlidhje, theksoi ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, gjatë pjesëmarrjes së saj në panel-diskutimin kushtuar energjetikës në Forumin Ekonomik në Delf, Greqi, njoftoi korrespondentja e MIA-s.
Delfi, 23 prill 2026 (MIA) – Siguria energjetike është një çështje shumë e rëndësishme, asnjë vend nuk duhet të jetë i vetëm, na duhet ndërlidhje, theksoi ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, gjatë pjesëmarrjes së saj në panel-diskutimin kushtuar energjetikës në Forumin Ekonomik në Delf, Greqi, njoftoi korrespondentja e MIA-s.
Ministrja me detajisht iu referua planeve dhe hapave që po ndërmerr vendi ynë për të siguruar stabilitet energjetik, por edhe ndërlidhje me vendet fqinje, duke theksuar se bëhet fjalë për një “qasje gjeostrategjike” dhe përmendi interkonektorin me Greqinë dhe vazhdimin e tij drejt Serbisë.

"Do të jemi një vend tranzit dhe do të furnizojmë me gaz Evropën Juglindore, dhe mendoj se deri në fund të vitit 2027, përmes këtij bashkëpunimi, do të ketë një alternativë ndaj gazit rus. Kjo është shumë e rëndësishme. Një tjetër çështje e rëndësishme është dialogu strategjik që patëm me SHBA-në para dy javësh, ndërsa përveç takimeve nënshkruam edhe një Memorandum Mirëkuptimi për përmirësimin e sigurisë së gazit, shpjegoi Bozhinovska.
Ajo iu referua edhe rëndësisë së bashkimit të tregjeve të energjisë elektrike me vendet fqinje dhe Bashkimin Evropian (i ashtuquajturi market kapling), për të cilin tha se po vonohet për shkak të burokracisë në Bruksel, por shprehu shpresë se çështja do të finalizohet deri në vitin 2028, duke theksuar edhe një herë rëndësinë e ndërlidhjes.
Shtoi gjithashtu se, në tranzicionin energjetik, vendi ynë është i orientuar drejt burimeve të ripërtëritshme të energjisë, që njëkohësisht janë prioritet kryesor, ndërsa sa i përket reaktorëve të vegjël modularë, tha se është një ide e mirë, por bëhet fjalë për një proces të gjatë legjislativ dhe gjatë asaj periudhe “duhet të punohet në burimet e ripërtëritshme të energjisë”. ls/
Foto: MIA