Bozhinovska dhe Landau nënshkruan memorandum për avancimin e sigurisë energjetike - energjia bëhet çelës i partneritetit strategjik me SHBA-në
- Memorandum mirëkuptimi për avancimin e sigurisë në furnizimin me gaz natyror ka nënshkruar ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Sanja Bozhinovska me zëvendës sekretarin shtetëror të SHBA-së, Kristofer Landau, në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit qeveritar të Maqedonisë në SHBA.
Shkup, 8 prill 2026 (MIA) - Memorandum mirëkuptimi për avancimin e sigurisë në furnizimin me gaz natyror ka nënshkruar ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Sanja Bozhinovska me zëvendës sekretarin shtetëror të SHBA-së, Kristofer Landau, në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit qeveritar të Maqedonisë në SHBA.
"Memorandumi e konfirmon përpjekjen e përbashkët për diversifikimin e burimeve dhe rrugëve për furnizim me gaz natyror, rritje të rezistencës dhe sistemit energjetik, sigurimin e gazit të qëndrueshëm, të sigurt dhe të qasshëm për shtetin, forcimin e lidhshmërisë rajonale dhe integrimin e tregjeve", informon Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para (MEMLP).

Një qëndrim i përbashkët, theksojnë ata, është se ekziston një potencial i qartë për intensifikimin e bashkëpunimit, me fokus në projekte që do të sjellin rezultate konkrete dhe do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe sigurinë energjetike të të dy vendeve.
Nënshrkimi realizohet në Uashington so pjesë e dialogut strategjik me SHBA-në, siç thonë nga MEMLP, platformë kyçe për thellimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve. Dialogu i përfshin fushat më të rëndësishme për zhvillim - energjetikën, ekonominë, sigurinë dhe teknologjinë.

"Dokumenti parashikon edhe hapa konkret për zhvillimin e infrastrukturës, përmirësimin e transparencës së tregjeve të gazit, me të cilën hapet mundësi për shfrytëzimin e instrumenteve fiananciar publik dhe privat, duke përfshirë edhe mbështetjen e institucioneve financiare ndërkombëtare dhe agjencitë kredituese të eksportit. Fokusi i bisedave është i qartë - siguria energjetike, bashkëpunimi ekonomik dhe projektet konkrete që sjellin stabilitet, investime dhe zhvillim. Me këtë marrëveshje Maqedonia e përforcin pozitën e saj në rrjedhat energjetike rajonale, me një orientim të qartë drejt lidhjes me tregjet evropiane, gjë që kontribuon drejtpërdrejt në stabilitetin ekonomik dhe zhvillimin afatgjatë", thuhet në kumtesë.
Në kuadër të dialogut strategjik, ministrja Bozhinovska mori pjesë në disa sesione tematike dhe zhvilloi takime bilaterale me përfaqësues të lartë të administratës amerikane.

Një ditë më parë, Bozhinovska realizoi një takim bilateral në Shtëpinë e bardhë me Jarrod Agen, Zëvendëskëshilltar i presidentit Donald Trump dhe drejtor ekzekutiv i Këshillit Kombëtar për dominim energjetik të SHBA-së. Në takim u shkëmbyen qëndrime për avancimin e bashkëpunimit dypalësh në sektorin energjetik, ndërsa përvoja dhe njohja e Agen mbi rrjedhat globale të energjisë përbëjnë një bazë të rëndësishme për zhvillimin e partneriteteve dhe projekteve të ardhshme.
"Ministrja Bozhinovska theksoi gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin dhe për të zbatuar iniciativa konkrete, duke theksuar se partneriteti me SHBA-në është një faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin afatgjatë të sektorit të energjisë. Ky hap përfaqëson një afirmim të fortë të partneritetit strategjik me SHBA-në dhe një sinjal të qartë se vendi po pozicionohet si një aktor kredibil dhe aktiv në arkitekturën rajonale të energjisë", informon MEMLP. sa/
foto: MEMLP