• сабота, 16 мај 2026

Bozhinovska: 1 Maji duhet të jetë një kujtesë se mënyra se si sillemi ndaj punës - tregon se çfarë shteti po ndërtojmë

Bozhinovska: 1 Maji duhet të jetë një kujtesë se mënyra se si sillemi ndaj punës - tregon se çfarë shteti po ndërtojmë

 Shkup, 1 maj 2026 (MIA) - 1 Maji të jetë një kujtesë se mënyra se si silëlemi ndaj punës - tregon se çfarë shteti po ndërtojmë, ka shkruar sot ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, në faqen e saj në Fejsbuk.

 "1 Maji - për njerëzit që e lëvizin shtetin. Për ata që e dinë se vlera nuk vjen brenda natës, por me dije, punë dhe dinjitet. Për ata që me të drejtë presin që puna e tyre të shihet, të njihet dhe të respektohet",  theksoi Bozhinovska.

 Pa respekt të vërtetë për punën, siç shtoi ministrja - nuk ka përparim.

 "Suksesi është gjithmonë një pasqyrë e asaj marrëdhënieje. Si ministre, detyrimi im është i qartë - të ndërtoj një mjedis në të cilin puna vlerësohet dhe besimi meritohet. Një mjedis në të cilin të rinjtë shohin perspektivë, dhe ata me përvojë shohin siguri. Në të cilin suksesi nuk është privilegj, por rezultat - dhe  secilëi e di se kontributi i tij ka peshë. 1 Maji të jetë një kujtesë se mënyra se si sillemi ndaj punës - tregon se çfarë lloj shteti po ndërtojmë. Dhe një nxitje - për të kërkuar më shumë, për të ndërtuar më mirë dhe për të mos pranuar më pak se sa meritojmë. Gëzuar 1 Majin - Ditën e Punës" tha ministrja Bozhinovska.

 Foto: Fejsbuku i ministres Sanja Bozhinovska

 

Остани поврзан