• петок, 25 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Botimet e K.Sh. "Jehona e Karadakut" shpërndahen nëpër biblioteka

Botimet e K.Sh.

Kumanovë, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Klubi i Shkrimtarëve "Jehona e Karadakut" nga Kumanova në përfundim të vitit të suksesshëm 2023 realizoi aktivitetin për shpërndarjen e qindra botimeve të fundit nëpër shkollat e mesme të Kumanovës e Likovës dhe në Fakultetin e Administratës së Biznesit në Kumanovë.

Aktiviteti nisi me Gjimnazin "Ismet Jashari" në Likovë, vazhdoi në bibliotekën e Fakultetit të AB në Kumanovë, në Shkollën e Mesme Ekonomike në Kumanovë, në Gjimnazin "Sami Frashëri" në Kumanovë dhe në Shkollën e Mesme Teknike po ashtu në Kumanovë.

Kryesia e Klubit të Shkrimtarëve të Kumanovës e përbërë nga kryetari Fatos Rushiti dhe anëtarët e kryesisë Sunaj Raimi, Selajdin Shabani dhe Sevdail Demiri, takuan drejtorët dhe përfaqësuesit e shkollave dhe institucioneve të lartpërmendura, të cilët shprehën mirënjohjet e tyre për këtë kontribut të rëndësishëm të Klubit për bibliotekat e shkollave që janë në shërbim të nxënësve dhe studentëve.

Në korpusin e botimeve të shpërndara nëpër biblioteka janë librat e shumta autoriale kryesisht nga fusha e letërsisë, si dhe revista periodike "Doruntina" - organ i Klubit, si revista më jetëgjatë e pavarur shqiptare për letërsi, shkencë dhe kulturë në Maqedoni.

Остани поврзан