• петок, 31 јануари 2025

Bojkot i marketeve në Shkup për shkak të çmimeve të larta

Bojkot i marketeve në Shkup për shkak të çmimeve të larta

Shkup, 31 janar 2025 (MIA0 - Pas thirrjeve në rrjetet sociale, sot një pjesë e qytetarëve në Shkup vendosën të mos blejnë në markete për shkak të çmimeve të larta të produkteve ushqimore.

Në anketën që e bëri MIA, shumica e qytetarëve deklaruan se nuk do të hyjnë në markete derisa zgjatë bojkoti. Ata janë të mendimit se çmimet e produkteve janë shumë të larta për të ardhurat e ulëta dhe besojnë se bojkoti do të kontribuojë për përmirësim të situatës.

Në shëtitjen nëpër markete dhe bisedë me të punësuarit, sot në mëngjes vërejtëm se ushqimi i gatshëm, për dallim nga ditët e tjera, konsumohet më pak, ndërsa numri i blerësve është pakësuar.

null

Nisma e cila fillimisht ndodhi në Kroaci, ndërsa aksione të këtilla janë paralajmëruar edhe në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Slloveni, mori mbështetje nga opinioni i gjerë, si dhe nga partitë nga pushteti dhe nga opozita, prëderisa institucionet kompetente paralajmëruan kontrolle rigoroze në markete dhe objekte tregtare dhe reagim urgjent në terren.

Kryeministri Hristian Mickoski këto ditë disa herë shprehi mirëkuptim për bojkotin dhe paralajmëroi kontrolle të përforcuara dhe dënime për tregtarët të cilët shkelin ligjin dhe masa për mbrojtje të standardit jetësor.

null

Ai edhe dje nga foltorja e Kuvendit në mbledhjen për pyetje të deputetëve, theksoi se nuk do të lejohet, që disa individë t'i keqpërdorin pozitat e veta dhe të përfitojnë në kurriz të qytetarëve.

Mbështetje për nismën për bojkot të marketeve dje pati edhe nga Oda e zejtarëve, e cila njëherit, u bëri thirrje qytetarëve të bëjnë zgjedhje më të drejtë dhe të blejnë tek zejtarët e vegjël.

"Plotësisht e mbështesim bojkotin në markete, megjithatë u bëjmë thirrje qytetarëve çdoherë kur kanë mundësi, të blejnë bukë dhe produkte të tjera ushqimore në furra, shitore të tjera në mënyrë që të mbështetet prodhimtaria lokale. Njëherit, u bëjmë thirrje edhe zejtarëve t'i ulin çmimet e produkteve të veta", deklaroi kryetari i Shoqatës së zjetarëve, Agron Fazliji.

null

Mbështetje erdhi edhe nga Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë prej ku propozojnë Qeveria të ndërmarrë masa afatgjata në mënyrë që të mbrohet standardi i qytetarëve.

"Organizata e konsumatorëve e mbështetë thirrjen qytetare në mediumet sociale për bojkot të marketeve. Nuk jemi organizues të këtij aksioni, por i mbështesim qytetarët me qëllim që të nxitet sektori i biznesit që t'i ulë çmimet e produkteve, posaçërisht të produkteve ushqimore sepse ato me të vërtetë janë të shtrenjtuara", dekalroi kryetarja e OKM-së, marjana Lonçar nëd eklaratë për MIA-n.

Edhe një pjesë e partive politike dolën me mbështetje për bojkotin, por edhe me qëndrime të dnryshme se kush është përgjegjës. LSDM-ja opozitare përgjegjësinë për gjendjet e locuan tek pushteti. LSDM e vlerësoi si skandaloze deklaratën e profesorit Trajko Sllaveski se bojkoti i marketeve do të jetë i kotë, sepse nuk do ta japë efektin që shumica e dëshirojnë. Sllaveski zgjidhjen e sheh vetëm në një vend - tek tregu, sepse ai është i vetmi që mund t'i krijojë çmimet e produkteve. partia opozitare konsideron se obligim i pushtetit ështël t'i rrisë rrogat, dhe jo të tentojë t'i heshtë.

Nga VMRO-DPMNE, ndërkaq, theksuan se e mbështesin bojkotin kundër zinxhirëve të përfituesve, për të cilët akuzuan se LSDM i mbron dhe dëshiron t'i amnistojë. Qëndrimet e trajko Sllaveski janë personale, theksuan nga partia dhe cekën se pozita e VMRO-DPMNE-së është e qartë.

"Shprehim mirëkuptim për revoltën e qytetarëve dhe mbështetje për bojkotin e paralajmëruar. Institucionet dalin në terren të luftojnë kundër zinxhirëve të prë.fituesve të cilët për fat të keq LSD i mbron dhe përmes bombave të këtilla të tymit dëshirojnë t'i amnistojnë përfituesit e vërtetë. Filipçe të tregojë sa nga zinxhirëve përfitues e paguan të mbajë konferenca për shtyp me të cilat do të zbehet tema dhe të defokusohet nga problemet", theksojnë nga VMRO-DPMNE.

Në Kroaci në thirrjen në platformën "Alo, inspektor" prej dje po zhvillohet bojkoti i paralajmëruar javor i zinxhirëve tregtarë "Lidl", "Eurospin" dhe "DM" dhe tre produkteve - Koka kola dhe pijeve të tjera të gazara, ujit në shishe dhe detergjentëve për larje të enëve.

Sot është bojkot i prëgjithshëm për gjithçkka. Platforma "Alo, inspektor", e cila i organizon bojkotet, u bën thirrje konsumatorëve sot të mos blejnë asgjë askund.

Во Хрватска, на повик на платформата „Ало, инспекторе“ од вчера се одвива најавениот неделен бојкот на трговските синџири „Лидл“, „Еуроспин“ и „ДМ“ и три производи - Кока-Кола и други газиран

"Bojkot njëditor. Nga gjithçka. Sot nuk blejmë asgjë. As fizikisht, as onlajn. Nuk paguajmë asgjë", shkruan ata.

Edhe në mal të Zi sot filloi bojkoti njëditor i marketeve të mëdha, për të cilin bënë thirrje organizatat joqeveritare dhe sindikata, për shkak të çmimeve të larta të ushqimit.

Të dhënat e Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë tregojnë se shpenzimet minimale të një familjeje katëranëtarëshe në janar janë rritur për 391 denarë në raport me dhjetorin. Në pjesën e ushqimit dhe pijeve vërehet rritje prej 123 denarëve. Njëherit nga LSM theksojnë se vlera e shportës sindikale minimale për vetëm një vit është rritur për 6.089 denarë që do të thotë rritje prej 10,63 për qind.

Të dhënat më të reja statistikore tregojnë se shpenzimet për jetë në vitin 2024 në raport me vitin 2023 shënojnë rritje prej 3,5 për qind, ndërsa çmimet me pakicë prej 3,8 prë qind.

Në pritje të bojkotit, disa nga marketet kumtuan ulje të çmimeve të disa produkteve, aksikne për konsumatorët, ndërsa disa planifikojnë regjistrim. ab/

Foto: МIА 

 

Тагови

Остани поврзан