• сабота, 16 мај 2026

Biznes forum Maqedoni e Veriut - Shqipëri "Përmes kufijve"

Biznes forum Maqedoni e Veriut - Shqipëri

Shkup, 12 maj 2026 (MIA) - Në organizim të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, e në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, sot në Shkup do të mbahet biznes-forumi Maqedoni e Veriut - Shqipëri "Përtej kufijve".

Sipas agjendës, fjalime hyrëse në këtë biznes-forum do të kenë ambasadori shqiptar në vend, Denion Meidani, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski dhe kryetarja e Unionit të dhomave të industrisë dhe tregtisë të Shqipërisë, Ines Muçostepa.

Biznes-forumi, siç informojnë nga Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut, do të bashkojë përfaqësues të institucioneve, investitorë dhe liderë afaristë nga të dy vendet dhe do të paraqet platformë për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik, vendosjen e kontakteve të reja afariste, zhvillim të partneriteteve dhe shqyrtimin e mundësive konkrete për tregti dhe investime me interes të përbashkët.

Në kuadër të programit do të organizohen takime të strukturuara afariste B2Bi dhe B2G mes kompanive nga Maqedonia e Veriut dhe kompanive dhe institucioneve nga Shqipëria, me qëllim lidhjen e drejtpërdrejtë të subjekteve afariste në pajtim me interesat e tyre dhe potencialet për bashkëpunim. bsh/

Foto: Oda ekonomike e Maqedonisë së veriut

Остани поврзан