Bislimovski: Nëse BE-ja nuk heqë dorë nga plani për vendosje të taksës së karbonit do të na ndodhë tregtimi me energji elektrike vetëm mes vendeve të cilat nuk janë anëtare të BE-së
- Nëse Evropa nuk heqë dorë nga plani për vendosje të taksës së karbonit tek vendet anëtare të Asociacionit energjetik (AE), në vend të integrimit me vendet anëtare të BE-së dhe formimit të një tregu të përbashkët evropian do të na ndodhë tregtimi me energji elektrike vetëm mes vendeve të cilat nuk janë anëtare të BE-së, theksoi Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit rregullator për energjetikë (KRRE) në tribunën kushtuar sfidave në sektorin energjetik, të quajtur "Qendra për politikë energjetike të Ballkanit Perëndimor" që u mbajt në Prishtinë.
Shkup, 15 dhjetor 2025 (MIA) - Nëse Evropa nuk heqë dorë nga plani për vendosje të taksës së karbonit tek vendet anëtare të Asociacionit energjetik (AE), në vend të integrimit me vendet anëtare të BE-së dhe formimit të një tregu të përbashkët evropian do të na ndodhë tregtimi me energji elektrike vetëm mes vendeve të cilat nuk janë anëtare të BE-së, theksoi Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit rregullator për energjetikë (KRRE) në tribunën kushtuar sfidave në sektorin energjetik, të quajtur "Qendra për politikë energjetike të Ballkanit Perëndimor" që u mbajt në Prishtinë.
Bislimovski, siç informojnë nga KRRE, arsyetoi se qëllimi përfundimtar i energjisë elektrike që ofrohet në tregun e hapur nuk do të jetë konkurrues, sepse çmimi do të rritet për shkak të taksës së karbonit.
"Ne mund ta miratojmë legjislaturën më të mirë, por kyçe është çfarë rezultate jep implementimi i një ligji të caktuar në praktikë. Të gjitha vendet anëtare të Asociacionit energjetik bashkëpunojnë dhe reflektojnë reforma sepse ajo është mënyra e vetme për të shkaur përpara. Tek ne janë miratuar pakoja e parë, e dytë dhe e ttretë energjetike, ndërsa tani edhe pakoja e katërt energjetike po implementohet. Nëse analizohet periudha e kaluar mund të konkludohet se të gjitha vendet shkojnë përpara: bursat për energji elektrike funksionojnë, kemi përforcim të kapaciteteve ndërkufitare, ndërkaq kjo është përgatitje për ndërlidhje të tregjeve, që ndërkaq do të kontribuojë drejt tërheqjes së investimeve të reja", theksoi Bislimovski.
Ballkani Perëndimor, shtoi, ka diell dhe erë dhe nëse i shohim numrat, prej fillimit të krizës energjetike të gjitha investimet janë mu në instalacione të burimeve ripërtëritëse.
"Megjithatë prodhimi i rrymës nga thëngjilli është i prnaishëm dhe dominues sepse nga ky resurs sigurohet energjia bazë që është kyçe për stabilitetin e sistemit elektroenergjetik. me implementimin e taksës së karbonit, do të bllokohet integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me vendet anëtare të BE-së. Nuk ka gjasa që një pronar i një kapaciteti prodhues nga këto vende të eksportojë jashtë BE-së dhe të mbetemi të mbyllur në korniza rajonale", theksoi Bislimovski.
Theksoi se përfitimet nga reformat të cilat zbatohen është e domosdoshme t'i ndjejnë qytetarët, dhe Evropa duhet të jetë e vetëdijshme se ato duhet të mbështeten përmes procesit të subvencioneve.
"Ne jetojmë në mjedis ku ajri është jashtëzakonisht i ndotur dhe shpenzojmë shumë para për mjekim të qytetarëve. Reformat energjetike janë ngushtë të lidhura me mjedisin jetësor. Pyetja është e thjeshtë - si këto reforma kontribuojnë për mjedis më të mirë jetësor? Duhet të sqarohet se sa para shpenzojnë institucionet tona shëndetësore për shkak të ajrit të ndotir. Masa duhet të ketë, qytetarët duhet të dinë se politika e reformave në sektor jep rezultate dhe narrativa do të ndryshojë. Është e domodoshme që në tërësi të rikonstruohet ndihma financiare për konsumatorët e ndjeshëm dhe të rimodelohen kushtet për përdorim të centraleve fotovoltaike tek amvisëritë. Në këtë mënyrë qytetarët do të kuptojnë se reformat janë për të mirën e përbashkët", dekalroi Bislimovski.
Ambasadorë, ekspertë të lartë diplomatik ekonomik, ekspertë të energjetikës nga Asociacioni energjetik dhe nga Komisioni evropian ishin pjesë e deabtit që u mbajt në prishtinë, ku u biseddua për zhvillimin e politikës energjetike në Ballkanin Perëndimor. ab/
Foto: КRRЕ