• сабота, 16 мај 2026

Biljana Angellova rizgjedhet rektore e USHCM-së

Biljana Angellova rizgjedhet rektore e USHCM-së

Shkup, 28 prill 2026 (MIA) - Prof.dr. Biljana Angellova, profesoreshë e rregullt në Institutin ekonomik në Shkup, është rizgjedhur rektore në Universitetin "Shën Cirili e Metodi" në Shkup.

Kuadri mësimor-shkencor i secilës njësi në kuadër të USHCM-së sot prej orës 12 deri në orën 14, me votim të fshehtë zgjodhi mes dy kandidatëve për rektor të ri, Biljana Angellova dhe Darko Danev.

"Në bazë të nenit 175, alinea 10, paragrafet 180 dhe 181 të Statutit të Universitetit 'Shën Cirili e Metodi' në Shkup ('Gazeta universitare' nr. 425/2019) dhe kapitulli G), pika 6 nga Udhëzimi për procedurën për zgjedhje të rektorit, Komision i zgjedjor universitar në mbledhjen e 7-të të mbajtur më 28.04.2026, e solli Vendimin në vijim për konfirmim të kandidatit të zgjedhur për rektor të Universitetit 'Shën Cirili e Metodi' në Shkup me mandat prej 16 shtatorit 2026 deri më 15 shtator 2029. Sipas rezultateve të parashtruara nga ana e komisioneve zgjedhore, nga votimi i mbajtur i drejtpërdrejtë dhe i fshehtë në njësitë në kudër të Universitetit 'Shën Cirili e Metodi' në Shkup, rektore e Universitetit 'Shën Cirili e Metodi' në Shkup me mandat prej 16 shtatorit 2026 deri më 15 shtator 2029 është zgjedhur: prof.dr. Biljana Angellova, profesoreshë e rregullt në Institutin ekonomik në Shkup", ceket mes tjerash në Vendimin e Komisionit.

Наставно-научниот кадар на секоја од единиците во состав на Универзитетот „Св. Кирил и Методиј“ - Скопје, денеска од 12 до 14 часот со тајно гласање ќе избира помеѓу двајцата кандидати за нов

Mandati i rektorit, thekson KZU, zgjatë 3 vite, duke filluar nga 16 shtatori 2026 përfundimisht me 15 shtatorin 2029.

"Të drrejtat dhe ibligimet e rektorit janë konstatuar me Ligjin për arsim të lartë, me Statutin dhe me aktet e tjera të Universitetit 'Shën Cirili e Metodi' në Shkup. Ky Vendim hyn në fuqi me ditën e sjelljes", shtohet në Vendim.

null

Kundër këtij Vendimi dhe Preocesverbali, kandidatët e pakënaqur mund të parashtrojnë ankesë sipas nenit 182 të Statutit të USHCM-së drejt Komisionit zgjedhor universitar në formë elektronike në e-adresën: uik@ukim.edu.mk dhe në arkivin e Univedrsitetit në afat prej tre ditëve të punës, përfundimisht me datën 4.5.2029.

Angellova, siç ceket në Procesverbal, fitoi 2924,125 pikë, ndërsa dr. Darko Danev, profesor i rregullt në Fakultetin emakinerisë në Shkup, fitoi 2675,875 pikë.

U votua në 23 fakultete dhe në pesë institucione në përbërje të USHCM-së. Votimi filloi dhe përfundoi në kohën e paraparë, ndërkaq sipas procesverbaleve të parashtruara dhe raporteve të Komisioneve zgjedhore të njësive, nuk janë konstatuar parregullsi dhe probleme.

null

Bë diën e votimit, për zgjedhje të rektorit votuan 1.286 anëtarë të Këshillave mësimor-shkencor/Shkencor/Mësimor-shkencor dhe këshillave artistik. Pas përfundimit të votimit 148 fletëvotime janë të papërdorura dhe 59 janë të pavlefshme.

Në ueb-faqen e USHCM-së të martën e kaluar u çublikuan programet për punë të dy kandidatëve për rektor dhe biografitë e tyre dhe të dhënat bibliografike. ab/

Foto: МIА

Остани поврзан