Bexheti: Në kushte të krizës të paguhet sipas normave të përcaktuara ndërsa të shpërndahet te familjet që kanë nevojë
- – Është e nevojshme të zbatohen politika ekskluzivisht të synuara në krizën aktuale për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, vlerëson kryetari i Këshillit Fiskal, akademik Abdulmenaf Bexheti i cili porosit se duhet "të paguhet sipas normave të përcaktuara, ndërsa pastaj të shpërndahet për familjet në nevojë dhe grupet e tjera të synuara".
Shkup, 30 prill 2026 (MIA) – Është e nevojshme të zbatohen politika ekskluzivisht të synuara në krizën aktuale për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, vlerëson kryetari i Këshillit Fiskal, akademik Abdulmenaf Bexheti i cili porosit se duhet "të paguhet sipas normave të përcaktuara, ndërsa pastaj të shpërndahet për familjet në nevojë dhe grupet e tjera të synuara".
Në pyetjen e gazetarëve Bexheti vlerësoi se "Qeveria duhet të vendosë vlerë të caktuar deri në cilin nivel nuk ka nevojë të prekë në zgjidhjet sistematike në lidhje me TVSH-në".
"Ndoshta me 2-3 për qind për derivate të caktuara të naftës, Kosova është më e ulët, por megjithatë duhet ta dimë se pagat mesatare atje janë më të ulëta se tonat, kështu që kemi çmime më të ulëta se të gjitha pesë vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor. Prandaj, besoj se Qeveria duhet të caktojë një nivel të caktuar deri në të cilin nuk ka nevojë të merremi me zgjidhjet sistematike në lidhje me TVSH-në. Mendoj se akciza është në rregull, sepse ajo ende mblidhet në një shumë absolute dhe mund të operohet më lehtë dhe thjesht", deklaroi Bexheti, para fillimit të diskutimit të ekspertëve "Efikasiteti i Financave Publike dhe Roli i Rregullave Fiskale në Maqedoninë e Veriut", që po mbahet në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, në organizim të Këshillit Fiskal.
I pyetur çfarë masash rekomandon në kushte të rritjes më të madhe të çmimit të naftës theksoi se gjithçka do të varet sa do të zgjasë kriza dhe si do të zhvillohet më tutje. "Askush nuk mund ta dijë, aq më pak ne si shumë shtete të vogla pa ndikim në këto gjëra globale. Ne duhet vetëm t’i ndjekim dhe të reagojmë me kohë në lidhje me atë çka mund të bëhet në lidhje me politikat ekonomike", tha Bexheti.
Në lidhje me atë cilat do të ishin masat më efikase në kushte të tilla theksoi se i takon grupit të ekonomistëve të cilët, siç tha, “në politikat fiskale angazhohen që të grumbullohet më shumë, ndërsa të shpërndahet te ata që kanë nevojë”.
"Nuk mund t’i përjashtoni ata që kanë 10-15 për qind të ardhura mbi mesataren në të gjitha bazat. Unë angazhohem që të mblidhen sipas normave të përcaktuara, dhe pastaj të shpërndahen te familjet që kanë nevojë, te grupet e synuara, sepse këto duhet të jenë ekskluzivisht politika të synuara", tha Bexheti, i cili në diskutimin në ASHAM mbajti prezantim me temën "A i përmirësojnë rregullat fiskale balancat fiskale? (Evidencë empirike nga BE-ja dhe RMV-ja)". fc/
Foto: Arkivi i MIA-s