• вторник, 07 јануари 2025

Besimtarët ortodoksë festojnë Buzmin

Besimtarët ortodoksë festojnë Buzmin

Shkup, 6 janar 2025 (MIA) - Besimtarët krishterë ortodoksë në vend sot e festojnë Buzmin, një ditë para festës së madhe të Lindjes së Krishtit - Krishtlindjeve.

Shënimi i Buzmit në Shkup do të fillojë para Tempullit "Shën Klimenti i Ohrit" nën organizimin e Shoqatës së qytetarëve “Këshilli për festën tradicionale të festës së Buzmit".

Nën moton "Përcille gëzimin e Krishtlindjes në çdo zemër!", lindjen e Krishtit në mesditë në Shkup dhe qytete të tjera të vendit do të paralajmërojnë fëmijët me kortezhet e Krishtlindjeve, duke kënduar "Zotin e përjetshëm".

Në Shkup pritet të formohet kortezhi më i gjatë i Buzmit, ndërsa për fëmijët janë përgatitur më shumë se 3.500 pako. 

Kortezhet do të fillojnë para Muzeut të Qytetit të Shkupit, drejt rrugës "Maqedonia" dhe do të përfundojnë në sheshin në Shkup, ku do të mbahet koncerti i madh i Krishtlindjeve, punëtori kreative për fëmijë ku çdo fëmijë do të ketë mundësi për të krijuar yllin e tyre dhe ta ruajë atë për vitin e ardhshëm, shfaqje të dramës për të gjitha moshat, si dhe dhuratë tradicionale nga kryetarët e komunave të cilët do të mirëpresin fëmijët, si lajmëtarët e lindjes së Krishtit.

Dega e Buzmit është simbol i lumturisë, dashurisë dhe dritës, me të cilat besimtarët ortodoksë i zbukurojnë shtëpitë për mbrëmjen e Buzmit, në prag të Krishtlindjes.

Familjet ortodokse për Buzmin mblidhen në darkë të përbashkët dhe sipas traditës këtë natë nuk shkohet mysafirë.  

Foto: arkivi i MIA-s

 

Тагови

Остани поврзан