Besimi: Këshilli i prokurorëve është një organ kolektiv dhe vendimi është kolektiv
- Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Bashkim Besimi, në lidhje me vendimin për mosvazhdimin e mandatit të prokurores në PTHP NJKOK të prokurores, Ivana Aleksovska-Trajçevska, e cila punoi në lëndët kundër nëpunësve policor lidhur me zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, thotë se "Këshilli është një organ kolektiv dhe vendimi është kolektiv" dhe "kolegja nuk është as e para dhe as e fundit që nuk zgjidhet ose që zgjidhet".
Shkup, 27 mars 2026 (MIA) - Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Bashkim Besimi, në lidhje me vendimin për mosvazhdimin e mandatit të prokurores në PTHP NJKOK të prokurores, Ivana Aleksovska-Trajçevska, e cila punoi në lëndët kundër nëpunësve policor lidhur me zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, thotë se "Këshilli është një organ kolektiv dhe vendimi është kolektiv" dhe "kolegja nuk është as e para dhe as e fundit që nuk zgjidhet ose që zgjidhet".
"Ju ishit brenda dhe patë që kolegëve të rinj iu dha një shans. Askush nuk po e konteston punën e kolegës. Përkundrazi, ne e vlerësojmë atë punë. Unë votova për arsye që iu dhanë shans prokurorëve të rinj", deklaroi esimi, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske pas seancës së 40-të të sotme të Këshillit të Prokurorëve Publikë.
Prokurori Publik i Shtetit Nenad Saveski thotë se është një situatë krejtësisht normale që një prokuror publik për arsye të caktuar të mos jetë në gjendje të paraqitet dhe të vazhdojë të përfaqësojë një akuzë specifike, megjithatë gjithmonë për atë lëndë emërohet një prokuror tjetër, i cili do të vazhdojë, duke theksuar se qëllimi i tij është "që mungesa e një prokurori publik për çfarëdo arsye të mos jetë gjithmonë arsye për shtyrjen e lëndëve".

I pyetur se kush do t’i marrë përsipër lëndët kundër nëpunësve policor në lidhje me zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, duke pasur parasysh se prokurores që punoi në këto lëndë, Ivana Aleksovska-Trajçevska, në seancën e sotme të Këshillit të Prokurorëve Publikë nuk i është vazhduar mandati në Prokurorinë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Saveski theksoi se në këtë rast, si dhe në të gjitha rastet e tjera kur ekziston një situatë e tillë, ku për arsye të caktuara prokurori publik nuk është në gjendje të paraqitet në lëndën konkrete ose të vazhdojë me lëndën konkrete, në raste të tilla një prokuror tjetër do të vazhdojë të punojë në lëndën konkrete, e cila, në përputhje me rregullat për caktimin e lëndëve, do të caktohet dhe do të vazhdojë të punojë.
Lidhur me votimin e sotëm për zgjedhjen e kreut të Prokurorisë së Lartë Publike të Shkupit dhe pamundësinë për të zgjedhur një të tillë, Besimi theksoi se Këshilli është një organ kolektiv dhe të gjithë shprehën mendimin e tyre për votimin, duke treguar se Këshilli do të hapë një konkurs të ri.

"Tani ajo Prokurori funksionon me ushtrues detyre në përputhje me ligjin. Ajo është zgjedhur në dhjetor. Ka gjashtë muaj mandat. Do të thotë, ka vendim dhe atë vendim do ta respektojmë deri në fund. Ne, në përputhje me ligjin, do të hapim një konkurs të ri. Edhe procedura do të vijojë në mënyrë normale", deklaroi Besimi.
I pyetur se si i komenton artikujt e mediave për atë që ka ndodhur në Prokurori, Besimi tha se nuk komenton ngjarjet mediatike.
"Unë nuk i komentoj ato. Ne jemi një Këshill. Kompetencat tona janë të tilla. Pra, kjo është puna e prokurorëve republikanë. Sa i përket çështjeve disiplinore, natyrisht, ne i trajtojmë ato çështje që janë disiplinore, që vijnë pas apelimit, në përputhje me ligjin", tha Besimi.
Këshilli i Prokurorëve Publikë në seancën e sotme zgjodhi katër prokurorë të rinj në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit - Engjellushe Kadriu-Leshi, Aleksandar Markovski, Ana Gogovska-Jakimovska dhe Ana Stojkoviq-Dimitriovska, ndërsa Ivana Aleksovska-Trajçevska, Marija Gorgjieva, Valentina Bislimovska, Suzana Mirçeska-Kuzmanovska nuk morën numrin e nevojshëm të votave, megjithëse konkursi ishte i hapur për pesë pozicione. ls/
Foto: MIA