• петок, 20 февруари 2026

Besent: Për BE-në është më e rëndësishme tregtia se Ukraina

Besent: Për BE-në është më e rëndësishme tregtia se Ukraina

 Uashington, 29 janar 2026 (MIA) - Ministri amerikan i Financave, Skot Besent dje deklaroi se është i zhgënjyer nga vendimi e Evropës për të lidhur një marrëveshje të madhe tregtare me Indinë.

 Sipas tij për Evropën prioritet është tregtia para interesave të popullit ukrainas.

 Besenti për televizionin amerikan Si-En-Bi-Si (CNBC) theksoi se Evropa blen produkte të rafinuara të prodhuara në Indi me naftë ruse të sanksionuar dhe nuk ishte e përgatitur të përmbushte tarifat më të larta që SHBA-të po vendosin për mallrat indiane ndërsa negociojnë një marrëveshje të veçantë tregtare.

 Bashkimi Evropian para dy ditëve nënshkroi një marrëveshje tregtare me Indinë, me qëllim rritjen e tregtisë dypalëshe dhe uljen e varësisë së BE-së nga ShBA-ja mes tensioneve në rritje të tregtisë globale.

 Në pyetjen nëse Marrëveshja mund të kërcënojë ShBA-në, Besenti u përgjigj se Evropa duhet të bëjë atë që është më e mira për ta, duke shtuar se ishte i zhgënjyer me evropianët.

 Sipas tij, Marrëveshja tregon qartë pse Brukseli nuk donte të pajtohej me vendimin e Uashingtonit për të vendosur tarifa prej 25 për qind ndaj Indisë vitin e kaluar, si pjesë e përpjekjeve për të kufizuar blerjet e naftës ruse.

Evropianët nuk donin të na bashkohen, dhe doli që kjo ndodhi sepse donin të lidhin këtë marrëveshje tregtare. Sa herë që dëgjoni një evropian të flasë për rëndësinë e popullit ukrainas, mbani mend se ata e vendosin tregtinë përpara popullit ukrainas, theksoi Besenti. 

Foto: EPA 

 

Остани поврзан