• петок, 21 февруари 2025

Berisha: Kryearkitekti i triumfit të Trampit, La Sivita do të udhëheqë fushatën e PD-së dhe opozitës për fitore në zgjedhjet e 11 majit

Berisha: Kryearkitekti i triumfit të Trampit, La Sivita do të udhëheqë fushatën e PD-së dhe opozitës për fitore në zgjedhjet e 11 majit

Tiranë, 10 shkurt 2025 (MIA) - Fushatën zgjedhore të opozitës së bashkuar shqiptare, të udhëhequr nga Partia Demokratike, do ta udhëheq Kris La Sivita, kryetar i Komitetit kombëtar republikan amerikan.

"Kryearkitekti  i triumfit të Trampit do të udhëheqë fushatën e PD-së dhe opozitës së bashkuar për fitoren në zgjedhjet e 11 majit. Sot është një ditë e madhe jo vetëm për PD-në dhe opozitën shqiptare, por edhe për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj. Këtu jam para jush me Kris La Sivita, bashkëarkitektin e fushatës më të fuqishme, më të jashtëzakonshme për rivendosjen e të drejtave të votës së lirë në të gjithë historinë njerëzore, kthimin e Presidentit Donald Tramp në Shtëpinë e Bardhë”, tha Berisha në konferencë për shtyp.

Ai shtoi se Kris La Sivita dhe Suzi Vajlls "ishin bashkëkryesues të fushatës më të pabarabartë në historinë e kombit amerikan".

"Ata kishin përballë makinerinë propagandistike më gjigante të mashtrimit, manipulimit dhe censurës së mediave kryesore dhe polleve më kryesore të vendit, por pothuajse edhe të planetit, përfshirë këtu edhe përpjekjet për përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve në SHBA me metoda terroriste. Por pavarësisht nga të gjitha këto, ky ekip arritën që presidenti Tramp të fitojë mendjen dhe zemrën e shumicës dërrmuese të qytetarëve amerikanë dhe të shënojë njërën nga fitoret më spektakolare në historinë e zgjedhjeve presidenciale në SHBA", shtoi Berisha. 

Kris La Sivita ishte një këshilltar i lartë dhe menaxher i fushatës presidenciale të Donald Trampit në vitin 2024, duke luajtur një rol kyç në formësimin e strategjisë për një nga garat presidenciale më të ndjekura në botë.

Në konferencën për shtyp morën pjesë edhe lideri i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, Partisë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut (Partia e grekëve) Vangel Dule, si dhe Tedi Blushi sekretar i përgjithshëm i Partisë së lirisë, lideri i së cilës Ilir Meta ndodhet në paraburgim. ls/

Foto: Printskrin 

 

Остани поврзан