Benzema debutoi me het- trik te klubi i ri saudit
- Në ndeshjen e raundit të 20-të të Kampionatit saudit në futboll, Al Hilal mposhti bindshëm Al Ohdugun me rezultat 6-0, të udhëhequr nga përforcimi i ri Karim Benzema i cili shënoi tre gola.
Najran, 6 shkurt 2026 (MIA) – Në ndeshjen e raundit të 20-të të Kampionatit saudit në futboll, Al Hilal mposhti bindshëm Al Ohdugun me rezultat 6-0, të udhëhequr nga përforcimi i ri Karim Benzema i cili shënoi tre gola.
Benzema (38 vjeçar) së fundmi refuzoi zgjatjen e kontratës me ish klubin e tij Al Itihad dhe u transferua në Al Hilal, duke shënuar debutimin e tij me një tregolësh dhe një asist.
Lojtari francez shënoi tre golat e parë, në minutat e 31-të, 60-të dhe 64-të dhe më pas i asistoi Malkomit në minutën e 70-të për golin e katërt të ekipit mysafir. Performanca bindëse e Al Hilalit u plotësua nga dy gola të Al Dausarit për rezultatin përfundimtar 6-0.
"Ne luajtëm mirë. Shënuam shumë gola dhe nuk pranuam asnjë, gjë që në çdo rast më jep mua dhe të gjithë klubit kënaqësi të madhe", deklaroi Benzema i cili u largua nga Real Madridi në vitin 2023 për t'u bashkuar me Al Itihadin.
Al Hilal tani i prin tabelës me 60 pikë, tre më shumë se Al Ahli që është në vendin e dytë.
FOTO: Fejsbuk