• четврток, 15 јануари 2026

Bella Hadid, Pedro Paskal dhe personalitete të tjera të famshme tubuan 5,5 milionë dollarë për ndihmë Palestinës dhe Sudanit

Bella Hadid, Pedro Paskal dhe personalitete të tjera të famshme tubuan 5,5 milionë dollarë për ndihmë Palestinës dhe Sudanit

Uashington, 15 janar 2026 (MIA) - Bella Hadid, Pedro Paskal dhe personalitete të tjera të famshme tubuan 5,5 milionë dollarë në koncertin humanitar "Artistët për mbështetje" (Artists For Aid), i mbajtur në teatrin "Fonda" në Los Angjelos, dedikuar për ndihmë njerëzve në Palestinë dhe Sudan.

Hadid në rrjetet ociale kumtoi pjeë të atmosferës nga ngjarja dhe i falënderoj të gjithë që kontribuan për suksesin e aksionit humanitar. "Janë tubuar 5,5 milionë dolalrë për ndihmë Sudanin dhe Palestinën. kaluam mbrëmje të mrekullueshme, organizuar nga miku im, Mustafa Ahmed, ndërsa nikoqir ishte miku im shumë i dashur Pedro Paskal, me qëllim që ta ngrisim vetëdijen për dy aksionet urgjente dhe të ndërlidhura mes veti - për popullin e palestinës dhe për popullin e Sudanit", shkroi ajo. 

Ajo shtoi se kjo është dëshmi për fuqinë e aksionit kolektiv dhe se mu çaste të këtilla ndodhin kur empatia shndërrohet në përkushtim. Theksoi edhe se është thellësisht e prekur që ajo dhe Paskal kishin nderin të jenë pjesë e ngjarjes. Hadid posaçërisht e veçoi Fondin palestinez për ndihmë fëmijëve duke cekur se ata përbëjnë më shumë se gjysmën e populaltës në Gazë.

"Fondi kreu detyrë heroike duke siguruar mbështetje mujore për së paku 6.000 fëmijë pa prindër, duke dërguar 21 milionë litra ujë të pastër për familjet e tyre, duke evakuuar qindra fëmijë nga Gaza dhe duke bërë shumë mrekulli tët jera. Disa nga ata fëmijë të evakuuar ishin me ne atë mbrëmje. Ju falënderoj nga zemra të gjithëve. Të vazhdojmë t'i ngrisim zërat tanë që këto familje të dinë se qëndrojmë me ta", shkroi ajo.

Ajo përkujtoi edhe se mbi 12 milionë njerëz janë shpërngulur nga Sudani, ndërsa mbi 25 milionë përballen me mungesë ushqimi, duke shtuar se shumë organizata, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara, e përshkruajnë situatën si kriza më e madhe humanitare në botë. Hadid e ceki edhe rolin e Shoqatës sudaneze-amerikane të mjekëve (SAPA), organizatë që i mobilizon profesionistët mjekësorë sudanezë në SHBA për mbështetje të mbrojtjes shëndetësore dhe prëforcim të kapaciteteve në Sudan.

Në koncert interpretuan Mustafa, Klero, Lusi Dejkus, Gis, Aleks Xhi, Bllad orinxh, Daniel Sizar, Fej Uebster, Zhezmin Salivan, Nounem, Nur Hindi, Omar Apollo, Rafael Saadik. Rejvin Lenee, Reks Orinxh Kaunti, Safija Elhilo, Shon Mendez, Snou Alegra, Tamino dhe 070 Shejk. Të gjitha të ardhurat nga ngjarja do të dedikohen për Shoqatën sudaneze-amerikane të mjekëve dhe për Fondin palestinez për ndihmë fëmijëve, të cilat sigurojnë mbështetje të konsiderueshme mjekësore dhe humanitare për fëmijët në këto vende. ab/

Fotо: printskrin

Остани поврзан