• среда, 09 октомври 2024

Belgjika për të tretën ditë me radhë nën sulmet kibernetike ruse, kryeministri De Kro siguron se nuk do të ketë ndikim në zgjedhjet e së dielës

Belgjika për të tretën ditë me radhë nën sulmet kibernetike ruse, kryeministri De Kro siguron se nuk do të ketë ndikim në zgjedhjet e së dielës

 Bruksel, 9 tetor 2024 (MIA) - Belgjika sot për të tretën ditë me radhë i nënshtrohet sulmeve kibernetike nga hakerët rusë, njoftuan mediat lokale. Përsëri janë prekur faqet elektronike të institucioneve komunale. 

 Kryeministri belg në largim Aleksander de Kro siguroi se shkeljet e konstatuara nuk do të kenë ndikim në organizimin e zgjedhjeve komunale të dielën. Sipas tij, Belgjika ka mbrojtje mjaft të mirë kibernetike.

 Mediat raportojnë se sot në mëngjes grupi rus i hakerëve NoName057 ka publikuar listën me tetë komuna, faqet e internetit të të cilave janë goditur orët e fundit. Të hënën dhe të martën, hakerët rus arritën të mbyllin faqet e internetit komunale dhe shtetërore, përfshirë atë të Parlamentit Federal. Ekspertët e cituar në media pranuan se qëllimi i këtyre veprimeve është mbjellja e mosbesimit në organizimin e zgjedhjeve të ardhshme, por ata saktësuan se deri tani dëmi “është i parrezikshëm”. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан