Bekim Sali: S’na trembin zgjedhjet – propaganda për gjuhën shqipe është bosh
- “Nuk na frikëson aspak fakti se mund të ketë zgjedhje të parakohshme. Nuk ka nevojë për shkak të qytetarëve, por ne jemi të gatshëm”, ka nënvizuar Sali.
Shkup, 7 maj 2026
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin n’PODIUM për portalet Ora24 dhe Almakos!
I pyetur për paralajmërimin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Sali, ka nënvizuar se nuk na trembin zgjedhjet.
“Nuk na frikëson aspak fakti se mund të ketë zgjedhje të parakohshme. Nuk ka nevojë për shkak të qytetarëve, por ne jemi të gatshëm”, ka nënvizuar Sali.
Sa i përket temave si gjuha shqipe dhe çka bëri VLEN në këtë periudhë, Sali, pyetjes iu është përgjigjur me një pyetje tjetër retorike.
“Do ta jap përgjigjen me një pyetje të shkurtër: Çka ndryshoi në ligjet ekzistuese që sot nuk bënë e dje ishte më mirë?”, ka theksuar Sali.
Sali ka vazhduar argumentin duke theksuar se gjuha shqipe është avancuar aq sa është mundur, por nuk është stagnuar ashtu si opozita po dëshiron që ta paraqes.
“Ku ka mundur është avancuar aq sa ka mundur. Por nuk ka asnjë ndryshim për stagnim apo për degradim të gjuhës shqipe. Kështu që, e gjithë kjo është propagandë që po zhvillohet për fat të keq. Unë e shoh se opozita nuk ka ndonjë temë të mirëfilltë, me të cilën do të duhet të merret! Ndoshta, riogranizim të mirëfilltë të brendshëm që nuk arritën që ta bëjnë brenda vetes dhe mungesa e një agjende tjetër! Temat e ndjeshme si gjuha shqipe, ku argumentet janë të këtilla, asgjë nuk ka ndryshuar për të keq që sot të jetë më keq sesa dje”, ka deklaruar Sali.
Bekim Sali: Për herë të parë pesë struktura politike shqiptare po bëhen me një çati dhe organizim të ri
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin n’PODIUM për portalet Ora24 dhe Almakos!
Sali ka komentuar Kongresin e parë të VLEN-it i cili do të mbahet me 9 maj. Sipas tij, për herë të parë, pesë struktura politike shqiptare po bëhen me një çati dhe një organizim të ri politik.
“Ajo që është diskutuar më gjatë kohë dhe pritshmëria që ka qenë e opinionit, e qytetarëve, të gjithë përkrahësve të VLEN-it, të koalicionit VLEN që një ditë ky koalicion të jetë një parti jemi duke e arritur. Ka qenë një proces jo i lehtë, jo i shkurtër, ka zgjatur një periudhë. Por, janë shoshitur të gjitha detajet që kanë qenë të nevojshme edhe për ne brenda, por edhe për opinionin që formimi i VLEN-it ta ketë një kuptim më të gjerë. Edhe organizativ, por edhe si strukturë politike e cila në të ardhmen do të krijojë politika, duke e pasur parasysh se jemi pjesë e shumicës parlamentare dhe pjesë e ekzekutivit qeveritar. Kështu që duhet të krijojmë edhe politika ekzekutive që janë për të mirën fillimisht të shqiptarëve, por edhe gjithë qytetarëve që jetojnë në vendin tonë. Ajo që na pret të gjithë neve është një riogranizim dhe një mesazh politik të cilin ne do ta japim. Se për herë të parë, pesë struktura politike bashkohen me një çati me një organizim të ri. Dhe ajo që opozita për fat të keq e shfrytëzonte kohë pas kohe si argument që nuk do të mund të funksionojnë, do të ndahen pas dy muajsh, e kështu me radhë, ne e dëshmuam të kundërtën”, ka nënvizuar Sali.
Lëvizjet brenda VLEN-it/ Sali : Është shqetësuese nëse në një parti politike nuk ka lëvizje
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin n’PODIUM për portalet Ora24 dhe Almakos!
Sali ka komentuar lëvizjet e caktuara brenda Koalicionit VLEN! Ai , këto komente i ka bërë në kontestin e demokracisë së brendshme dhe natyrshmërisë së subjekteve politike. Sipas tij, do të ishte shqetësuese nëse në një parti politike nuk do të ketë lëvizje.
“Kështu, unë personalisht partitë politike i shoh si organizëm i gjallë. Gjatë gjithë kohës kemi lëvizje të aktivistëve, ndoshta edhe të eksponentëve politik, mospajtime, pajtime. Kjo është demokracia. Është shqetësuese nëse në një parti politike e cila funksionon më gjatë kohë, nuk ka lëvizje. Dmth ose ka diktaturë ose thjeshtë njerëzit qëndrojnë aty për shkak të ndonjë interesi apo diçka që i ka lidhur at me atë parti”, ka nënvizuar Sali.
Bekim Sali: Si VLEN e kemi dëshmuar se nuk ka të përhershëm ose të pandryshueshëm në ekzekutiv
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin n’PODIUM për portalet Ora24 dhe Almakos!
Sali ka folur edhe për zonën e rehatisë ose komfort zonës e cila di ti mbysë subjektet politike shqiptare. Ai ka theksuar se si VLEN në vazhdimësi e kanë sulmuar dhe vazhdojnë ta sulmojnë zonën e rehatisë në ekzekutiv.
“ Mirëpo, mendoj se misionin kryesor për të dhënë një mesazh ndryshe, një veprimtari ndryshe në ekzekutiv dhe përmbushjen e pritshmërive të shqiptarëve të cilët i kanë në vendin tonë mendoj se e kemi kry. Mundohemi çdo ditë ta mbajmë këtë temp. Pa krijuar komfort zonë të ekzekutivit apo pa krijuar ndonjë terren në të cilin e konsiderojmë veten se jemi të pandryshueshëm. Këtë e kemi dëshmuar disa herë me ndryshime të stafit që na përfaqëson në ekzekutiv”, ka nënvizuar Sali.
Rikonstruimi i Qeverisë/Sali: Fatmir Limani nuk do të jetë në listën e ministrave që i propozon VLEN-i
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin n’PODIUM për portalet Ora24 dhe Almakos!
Sali i pyetur rreth rikonstruimit të Qeverisë, konkretisht edhe të ministrit Fatmir Limani, ai është përgjigjur se i njëjti nuk do të jetë në listën e ministrave që do të propozohen nga VLEN-i.
“ Mendoj se pritshmëria është shumë e madhe. Unë vetëm një gjë mund ta them këtu, se si do të jetë, ajo është çështje që do të diskutohet pas një muaji, do të sillet vendim. Mirëpo, një gjë mund ta them se nuk do të jetë në listën e ministrave që i propozon VLEN-i”, ka nënvizuar Sali.
VLEN