• среда, 15 април 2026

BDI: Prodhimi i termoelektranave në janar është ulur për plot 22.5 për qind

BDI: Prodhimi i termoelektranave në janar është ulur për plot 22.5 për qind

26 mars 2026 

 Ajo që BDI e publikoi në lidhje me blerjen e energjisë elektrike, dje u konfirmua edhe nga Enti Shtetëror i Statistikave, sipas të cilit prodhimi bruto i energjisë elektrike nga termoelektranat është ulur për plot 22.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, theksohet në komunikatë, të cilën MIA e transmeton në formë integrale.

 Ky mungesë është kompensuar tërësisht me blerjen e energjisë elektrike bazë. 

Për të qenë qytetarët plotësisht të informuar, energjia elektrike është blerë nga TE-TO dhe kjo është një informatë publikisht e qasshme.

 Për të përcaktuar se kush e thotë të vërtetën, i bëjmë thirrje ESM-së që të publikojë të gjitha thirrjet publike dhe kontratat për blerje-shitje të energjisë elektrike, në mënyrë që qytetarët të kenë pasqyrë të plotë se si menaxhohen kapacitetet elektroenergjetike të shtetit.

 BDI

Остани поврзан