BDI: Një mijë euro në muaj për aktivist nga jashtë Çairit, ndërsa edukatoret pa 100 euro për gjashtë muaj, Mexhiti duhet të japë dorëheqje
- Open Finance figuron pagesë mujore prej rreth 1,000 euro nga Komuna e Çairit për Haqim Ramadani, ish-drejtor dhe kandidat për kryetar komune nga një komunë tjetër.
Shkup, 16 prill 2026
Open Finance figuron pagesë mujore prej rreth 1,000 euro nga Komuna e Çairit për Haqim Ramadani, ish-drejtor dhe kandidat për kryetar komune nga një komunë tjetër.
As nuk jeton në Çair.
As nuk është taksapagues i Çairit.
As nuk ka lidhje me nevojat reale të qytetarëve të Çairit.
Megjithatë, nga buxheti i qytetarëve të Çairit paguhet rregullisht një aktivist partiak, ndërsa edukatoret dhe mësimdhënëset në çerdhet e Çairit kanë mbetur gjashtë muaj pa pagesën prej vetëm 100 eurosh dhe po largohen një nga një nga vendet e punës.
Ky është realiteti që e ka krijuar Izet Mexhiti.
Para për partiakët ka.
Për edukatoret që kujdesen për fëmijët e Çairit nuk ka.
Kjo është keqpërdorim moral, politik dhe institucional i komunës.
Izet Mexhiti ka humbur çdo kredibilitet për të folur për përgjegjësi, zhvillim dhe kujdes ndaj qytetarëve.
Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Izet Mexhitit.
Nuk do të ndalemi deri në momentin që ai largohet dhe Çairit t’i kthehet dinjiteti institucional.
BDI
________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Foto: BDI