Bastisje në Tetovë, gjendet drogë, privohet nga liria një person
- - Nëpunës policorë parmbrëmë e privuan nga liria një person nga rajoni i Tetovës, pasi në shtëpinë e tij është gjetur mariuhanë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Shkup, 29 prill 2026 (MIA) - Nëpunës policorë parmbrëmë e privuan nga liria një person nga rajoni i Tetovës, pasi në shtëpinë e tij është gjetur mariuhanë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
"Më 28.04.2026 në orën 20:10, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria S.S. (26) nga fsh. Reçicë e Vogël, rajoni i Tetovës. Gjatë bastisjes në shtëpinë në Tetovë, në të cilën banonte, të realizuar me urdhër gjykate, ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë", informon MPB.
Personi po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës. fc/
Foto: MPB