Bastisje në Shkup, gjendet drogë dhe mbjellje kanabisi, privohet nga liria një person
- Nëpunës policorë nga SPB Shkup dje në rajonin e komunës Aerodrom e privuan nga liria V.V.(50) nga Shkupi.
Shkup, 21 prill 2026 (MIA) - Nëpunës policorë nga SPB Shkup dje në rajonin e komunës Aerodrom e privuan nga liria V.V.(50) nga Shkupi.
"Gjatë bastisjes së kryer në shtëpinë e tij, pas pranimit paraprak të urdhrit të gjykatës, janë gjetur dhe sekuestruar 41 vazo me mbëltime kanabisi, substancë pluhurore, marihuanë, kapsula, reflektorë, kosha për kultivimin e bimëve", informojnë nga MPB.
Pas dokumentimit të rastit, kundër V.V. do të ngrihet kallëzim penal përkatës. ab/
Fotо: МРB