Bastisje në rajonin e Strumicës, gjendet drogë, privohen nga liria katër persona
- Arrestohen katër persona në fshatin Mutino të Strumicës, pas bastisjes është gjetur marijuanë.
Shkup, 1 maj 2026 (MIA) - Arrestohen katër persona në fshatin Mutino të Strumicës, pas bastisjes është gjetur marijuanë.
"Më 29.04.2026 në orën 23:15 në fsh. Murtino, rajoni i Strumicës, nëpunës policorë nga SPB Strumicë i privuan nga liria S.Z. (36), D.V. (21), B.M. (20) dhe S.A. (40), të gjithë nga fshati Murtino i Strumicës. Gjatë bastisjes në shtëpinë e S.Z., të realizuar me urdhër gjykate, ku ishin të pranishëm edhe D.V., B.M. dhe S.A., është gjetur marihuanë. Personat janë mbajtur në Stacionin Policor Strumicë, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë", kumtuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të parashtrohet kallëzim përkatës
Foto: Fejsbuku u Ministrisë së Punëve të Brendshme