• петок, 15 мај 2026

Bastisje në Ohër, gjendet drogë, arrestohet 31 vjeçari nga Kërçova

Bastisje në Ohër, gjendet drogë, arrestohet 31 vjeçari nga Kërçova

Shkup, 13 maj 2026 (MAI) - Nëpunësit policorë nga SPB Ohër mbrëmë rreth orës 20:00 kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse në Ohër ku qëndron I.J. (31) nga Kërçova, ku është gjetur dhe sekuestruar marihuan.

Siç informojnë nga policia, bastisja është realizuar pas pranimit të informacionit paraprak dhe pas konsultimit me Prokurorinë Themelore Publike në Ohër, si dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Ohër.

Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar marihuanë, pas çka personi është ftuar në stacion policor dhe me të është zhvilluar bisedë zyrtare. 

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës. qa/

Foto: MPB

Остани поврзан